E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varet në pemën e rrugës 33-vjeçari

09/08/2010 Shkak depresioni dhe alkooli

TIRANE- Një 33 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke zgjedhur një mënyrë tepër të dhimbshme dhe publike: vetëflijimin. Ai ka marrë një litar nga banesa dhe i është drejtuar njërës prej pemëve që ndodhen në rrugën e Porcelanit, ku pasi ka lidhur litarin në njërën nga degët, më pas është varur në të. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku në kushtet e depresionit, shtetasi 33-vjeçar Përparim Hysi ka vendosur të kryejë aktin fatal. Policia bëri të ditur se kalimtarë të rastit kishin parë të varur në pemë viktimën në rrugën e Porcelanit dhe kishin njoftuar menjëherë policinë. Pas verifikimeve të para, grupi hetimor ka arritur të identifikojë viktimën. Ai është babai i një fëmije, që në kushte depresive i ka dhënë fund jetës. Pranë vendit të ngjarjes policia ka gjetur shumë bishta cigares të konsumuara nga viktima, si dhe një karton ku i riu i kërkonte të falur gruas për veprimin që po ndërmerrte dhe i kërkonte të kujdesej për vajzën e tyre. Burime nga policia bëjnë të ditur se në vendin e krimit është gjetur dhe një shishe raki, çka dëshmonte se i riu kishte qëndruar për disa orë në atë vend para se të kryente aktin. Pista e parë e hetimeve është ajo e një depresioni të thellë ku mund të kishte rënë i riu. Ndërkohë që për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje persona të rrethit shoqëror dhe familjar të viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›