“Ndërtuesi”, në kërkim personi i gjashtë
09/08/2010 Hetimi i prokurorisë, identifikohet një tjetër trafikant nga Vlora
Interpoli publikon të dhënat e trafikuesit të heroinës
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka shpallur në kërkim ndërkombëtar një shtetas nga Vlora, që dyshohet se ka lidhje me 5 personat e arrestuar për trafik droge gjatë operacionit “Ndërtuesi”. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj akuze, të cilat thanë se nga verifikimi i akteve hetimore është konstatuar se mes Arben Velikos, Dritan Jahelezit, Latimir Hoxhës, Panajot Dhiamandit dhe Sokol Kashtës ka qenë edhe një person tjetër, që në bashkëpunim me ta ka kryer trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Burimet thanë se ky person (emri i të cilit nuk mund të bëhet publik) tashmë është identifikuar dhe lokalizuar banesa, por në pamundësi për ta prangosur, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Duke u nisur nga faktet e grumbulluara në ngarkim të tij, javën që shkoi prokuroria i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda vendosjen e masës “arrest në burg” për të, duke e akuzuar për veprën penale të trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim. Personi i shpallur në kërkim do të hetohet së bashku me 5 personat e arrestuar pak javë më parë, ndërkohë që të dhënat dhe karakteristikat e tij janë publikuar në faqen e Interpolit. Operacioni “Ndërtuesi” u krye në bashkëpunim me prokurorinë italiane, ku në saje të shkëmbimit të informacionit është bërë e mundur që më 17 dhjetor 2008, në Milano të Italisë të sekuestrohet një sasi prej 11.85 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë dhe të arrestohen në flagrancë shtetasit shqiptarë Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari. Këta dy të fundit kanë qenë dy pritësit e drogës që vinte nga Shqipëria, ndërkohë që kreu i këtij grupi mësohet se ka qenë biznesmeni Arben Veliko. Ndaj personave të arrestuar prokuroria ka nisur edhe hetimet për verifikim të pasurisë.