E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan: Zbulohen dy relieve antike



Dy relieve antike,që i takojnë fillimit të shekullit të I të erës sonë janë zbuluar gjatë pastrimit të kullës së Zindanit në kalanë e Elbasanit, nga një person që po kryen një investim brenda mureve të këtij monumenti."Këto dy relike kanë lidhje me Scampinin e hershëm,(emri i vjetër i Elbasanit),para se të ndërtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e këtyre zbulimeve është se një prej relieve tregon figurën e një qytetari të Scampinit të hershëm, me emrin ilir Grikus, i dëshmuar dhe në Durrës. Relievi tjetër mban emrin Tata, emër gruaje i njohur në Durrës, që dëshmon se vendbanimet romake në rrugën Egnatia u populluan nga ilirët.

9 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›