Varfëria, 90 mijë familje marrin ndihmë ekonomike
Para-tetraplegjikët marrin 16.000 lekë, nga 12.000 lekë që merrnin
15 mijë të verbër, së bashku me kujdestarët e tyre, marrin 9.800 lekë
Në vetëm katër vitet e fundit rreth 30 mijë persona më pak trajtohen me ndihmë ekonomike. Dje në Ditën Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, shefi i kabinetit në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Klevis Bitro, deklaroi se në vendin tonë trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 90 mijë familje, të cilat jetojnë me më pak se 2 USD në ditë për person, nga 118 mijë që ishin në vitin 2005. Duke pohuar uljen e nivelit të varfërisë në vend, Bitro deklaroi se zbutja e nivelit të varfërisë dhe zhdukja e varfërisë absolute janë prioritet e shpallura të qeverisë dhe Ministria e Punës është e angazhuar që në katër vitet e ardhshme të përfshihet në një proces hartimi dhe zbatimi politikash të tilla, që e bëjnë të realizueshëm këtë objektiv. Niveli i varfërisë vlerësohet sipas treguesve të anketës së matjes së nivelit të jetesës. Bitro tha se tani numri i familjeve të varfra identifikohet në përputhje me hartën e varfërisë, e cila garanton të dhëna të plota për përqindjen e popullsisë dhe numrin e familjeve për çdo bashki/komunë që jeton me më pak se 2 USD në ditë për person. “Në vitin 2009 synohet që popullsia nën vijën e varfërisë prej 2 dollarë në ditë për person, të arrijë në 12.4 %, nga 18.4 % që ishte në vitin 2005”, - theksoi Bitro, sipas të cilit, nga buxheti i shtetit për programin e ndihmës ekonomike në vitin 2009 u destinuan 4.2 miliardë lekë nga 2.6 miliardë në vitin 2007, ose 60% më shumë fonde për mbulimin e varfërisë.
Plani
Reduktimi i varfërisë, sipas Bitros, përfshin edhe masa të drejtpërdrejta për mbështetje e kategorive të veçanta. Kështu për personat me aftësi të kufizuar, vetëm gjatë vitit të fundit janë mbështetur 111 mijë persona.
Bitro bëri të ditur se tashmë kemi filluar punën për rishikimin e legjislacionit përkatës, me synim kryesor identifikim më të mirë jo vetëm të numrit të popullsisë dhe të familjeve për çdo bashki/komunë nën vijën e varfërisë, por edhe ndëshkimin e çdo individi që abuzon me të. Ministri i Punës i ka urdhëruar strukturat e inspektimit që t’i shkojnë deri në fund zbatimit të masave të lëna në rastet e konstatuara të shkeljeve. Mbështetja për shtresat në nevojë, përveç masave të tjera, do të vijë si pasojë e rritjes së fondeve përkatëse, vit pas viti në mënyrë progresive. Objektivat për katër vitet e ardhshme janë ambicioze. Hapja e 160 mijë vendeve të reja të punës mbetet boshti kryesor i politikave të qeverisë, që do të realizohet si pasojë e rritjes ekonomike dhe reformave në sistemin fiskal. Ministria e Punës, nëpërmjet zbatimit të programeve të nxitjes dhe ndërmjetësimit nga zyrat e punës, për këtë mandat parashikon të punësojë 60 mijë vetë. Me masat që po merren, vlerësohet se deri në 2013, qeveria do ta plotësojë objektivin e vet për uljen e varfërisë dhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.
Niveli i varfërisë
-Në vitin 2009 synohet që popullsia nën vijën e varfërisë prej 2 dollarë në ditë për person, të arrijë në 12.4%, nga 18.4% që ishte në vitin 2005
-Në vitin 2009 trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 90 mijë familje, të cilat jetojnë me më pak se 2 USD në ditë për person, nga 118 mijë në vitin 2005.
- Nga buxheti i shtetit për programin e ndihmës ekonomike në vitin 2009 u destinuan 4.2 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë në vitin 2007, ose 60% më shumë fonde për mbulimin e varfërisë.
Personat me aftësi të kufizuar
-Janë mbështetur 111 mijë persona.
-U përmirësuan pagesat për 3.600 para-tetraplegjikë, për paketën higjieno-sanitare me afro 33% më shumë (16 mijë, nga 12 mijë lekë).
-Janë përmirësuar pagesat për 15 mijë persona të verbër, së bashku me kujdestarët e tyre me 12.6%. (9.800 lekë, nga 8.700 lekë)