“Banda e Lushnjes”, si i konsumoi në pak kohë gjithë gjyqtarët penalistë
Copëtimi në disa pjesë e grupit, si dhe taktika e avokatëve në bashkëpunim me klientët e tyre, përfshinë në gjykim edhe gjyqtarë të seksionit civil
Gjyqtarët e seksionit penal të Gjykatës së Tiranës u rikthehen gjykimeve të bandave kriminale dhe kapove të tyre. Ata prej disa kohësh janë të përfshirë në gjykimin e këtyre bandave në Gjykatën e Krimeve të Rënda, konkretisht në gjykimin e “Bandës së Lushnjes” dhe kapove drejtues të saj. Por, gjyqtarëve të seksionit penal prej disa ditësh u janë shtuar te Krimet e Rënda edhe kolegë të seksionit civil, të përfshirë në gjykimin e Enver Dondollakut, për shkak të konsumimit të gjyqtarëve të gjykatave penale. “Banda e Lushnjes” ka arritur që në pak kohë të konsumojë gjithë gjyqtarët penalistë të Krimeve të Rënda dhe të seksionit penal të Gjykatës së Tiranës, duke filluar të gjykohet edhe nga gjyqtarët e seksionit civil të po kësaj gjykate. Taktika e avokatëve në bashkëpunim me klientët e tyre, si dhe copëtimi i gjykimit të “Bandës së Lushnjes” në tri pjesë ka bërë që të konsumohen të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda, ku këto dosje janë gjykuar apo po gjykohen aktualisht. Por jo vetëm, pasi në pak kohë janë duke u konsumuar edhe ata të seksionit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë mendoi se i gjeti një zgjidhje, duke sjellë pranë kësaj gjykate të deleguar si gjyqtarë për krime të rënda gjyqtarët penalistë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, të cilët u bënë pjesë e këtyre proceseve. Por, fillimisht katër gjyqtarë, pastaj katër të tjerë, dhe më pas një trupë e tërë gjyqësore, bëri që edhe nga seksioni penal i kësaj gjykate të konsumohen nga “Banda e Lushnjes” pjesa më e madhe e gjyqtarëve penalistë. Dhe, vetëm pak javë më parë, pasi Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë për gjykim dosjen numër një të Enver Dondollakut, i akuzuar dhe i dënuar 25 vjet burg me pjesën e parë të bandës që drejtonte me Aldo Baren, u desh të gjendej një tjetër trupë gjyqësore me pesë gjyqtarë, për ta gjykuar. Por, gjyqtarët e Krimeve të Rënda ishin konsumuar me masa arresti apo pjesëmarrje në disa gjykime, pjesa më e madhe e gjyqtarëve penalistë ishin konsumuar duke gjykuar grupin e dytë të bandës, Enver Dondollakun, për krimet e kryera në bashkëpunim me Aldo Baren, apo dhe një trupë gjyqësore e seksionit penal që është duke gjykuar krimet e kryera nga vetë kapobanda, Alfred Shkurti apo i quajtur Aldo Bare. Ndaj dhe trupa gjyqësore që do gjykojë tashmë Enver Dondollakun për të disatën herë, nuk do të ketë vetëm ata pak gjyqtarë penalistë që nuk ishin përfshirë në gjykimin e kësaj bande, por, edhe gjyqtarë të seksionit civil. Ndërkohë që ende nuk dihet se cili nga gjyqtarët do e gjykojë kërkesën e avokatëve të shtatë të pandehurve të grupit të dytë të “Bandës së Lushnjes”, për përjashtim të trupit gjykues dhe gjyqtares kryesuese, Marsela Balili, si dhe cilët do të jenë gjyqtarët që do vijojnë gjykimin e kësaj bande nëse kjo kërkesë pranohet. Nëse do vazhdohet me lojën që janë duke bërë prej kohësh avokatët, pritet që në kohë të shkurtër të konsumohen edhe gjyqtarët e seksionit civil të Gjykatës së Tiranës.