TRAGJEDIA SI MESAZH
Nga Notesi
Nuk kam asgjë kundër akëcilit Zot, por nuk di a mund të ngulë edhe në një tempull dhune. Në hapësirën tonë diku, filloi të ngrihet një kishë thjesht për qëllime politike. Hegjemonia serbe veproi siç kishte vepruar më parë, se duke ngritur tempuj të tillë, forconte rrënjën e vet në një tokë të huaj. Tani mbrohet, por aty asnjë Zot nuk mund të ulet pas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë. E kjo kishë, që ndan etnitete, nuk mund të jetë tempull Zoti. Por, duhet të shndërrohet në diçka tjetër, që mban gjallë kujtesën njerëzore. Ndoshta është zgjidhja më fatlume kjo karabina midis qendrës universitare të shndërrohet në një muze holokausti shqiptar; nëpër mure të shënohen emrat e gjithë atyre që ranë për Kosovën dhe për vlerat njerëzore dhe jo vetëm këta të luftës së fundit. Se ç’rëndësi do të kishte një muze i tillë në këtë hapësirë të zymtë të Evropës, mjafton se entiteteve do t’u kujtonte se ku shpie çmendia njerëzore dhe ç’mund të bëjë njeriu për lirinë e vet. Zatën shndërrimi i këtij objekti në muze përkujtimor do lironte edhe Bashkësinë Ndërkombëtare nga një ankth ballkanas. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk mund të harrohet. Kosova mbetet një problem i rëndë, të cilin nga shekulli i kaluar e krijoi vetë Evropa. Nuk ishte e drejtë në përcaktimin e fatit shqiptar. Shpesh me trojet tona bëri tregti. Është koha që Bashkësia Ndërkombëtare t’i kuptojë njëherë edhe shqiptarët dhe t’i lirojë serbët nga iluzioni. Nuk është me rëndësi kush është autokton dhe ardhacak. Është me rëndësi se në këtë hapësirë në të gjitha kohët dominuan shqiptarët edhe pse ekzodet e tyre shpesh kishin përmasa biblike. Dhe, çdo përpjekje për të ndërruar realitetin shkaktoi gjakderdhje të madhe. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte reprizë të Lumës se tejdrinit, ngjarjet tronditëse që i kishte shënuar edhe Trocki apo shkretërimi i Toplicës, që kujtesa njerëzore e mban mend si turp. Një kishë e ngritur me dhunë është mëkat dhe ndaj vetë Zotit të entitetit që i takon. Ngjashëm mund të thuhet edhe për Kishën pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Ajo nuk ka asgjë nga Autoqefalia e Nolit. Konkretisht, objekti për të cilin bëhet fjalë, nuk e ka vlerën e rëndësinë e Kishës së Deçanit, Graçanicës apo Patrikanës së Pejës që i mbrojtëm dhe ne Shqiptarët mbetën popull tolerant, objekte të tilla i konsideruan dhe pjesë të historisë së vet. Por, brenda hapësirës universitare, e garantuar me ligjin e ish-shtetit fantom dhe shkaku i rrënimit të rendit dhe kupolave të Bibliotekës Kombëtare, që ndonjë mendjeje të errët ia kujtonin plisat, disenjatorët e dhunës bënë çmos që mu në këtë kompleks të diturisë të bjerë muzgu i stepës. Kjo karabina nëse nuk do ketë një funksion tjetër, që i bashkon entitetet e kësaj hapësire, mund të ndodhin gjëra të rënda dhe për vetë Bashkësinë ndërkombëtare. Po ashtu, e pafalshme është nëse dikush nga të jashtmit përpiqet të ndërrojë edhe arkitekturën shqiptare, që ka rëndësi historike për kulturën tonë. Xhamia e Hadumit në Gjakovë, bie fjala, nuk mund të ngrihet në stilin arab, siç e ceku edhe zoti Stefan Shfarc. Hapësira jonë duhet të mbrohet nga objektet politike dhe varfëria jonë të mos shfrytëzohet për qëllime të errëta. Organet universitare kanë të drejtë të akuzojnë ndërtuesit e një kishe politike në këtë hapësirë, ku edhe është derdhur gjaku i njerëzve të pafajshëm. Zoti serb, i cili ishte shpesh në krye të vrasësve, do pendohej për atë që ka bërë dhe do e lironte nga e keqja nëse një karabina e pakryer të shndërrohet në objekt me funksion edukues për entitetet të kësaj hapësire nevrike. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndjejë dhembjen dhe tragjedinë ta shndërrojë në një mesazh gjithënjerëzor. Kisha e shndërruar në muze holokausti pa dyshim do ishte një monument i çmueshëm për historinë më të re të Gadishullit Ilirik ose të Ballkanit, siç u pagëzua më vonë nga të pafisët.