E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saimir Tahiri: Mafia mbrohet nga Kryeministri

Share

Disa orë pasi tefan Fle kishte mbajtur fjalimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë të cilit theksoi, ndër të tjera, se sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për integrimin e Shqipërisë në BE, deputeti socialist Saimir Tahiri, gjatë diskutimeve të lira bëri këto akuza të rënda:

Drejtori i policisë Shemsi Prençi theu kodin e heshtjes së mafies në luftën e tij të vogël kundër krimit të organizuar. Denoncoi korrupsionin. Ia denoncoi strukturave të shtetit. Ia denoncoi Sali Berishës. Po kjo është qeveria që korrupsionin e mban në këmbë, duke gjunjëzuar njerëzit e ndershëm dhe ata që e luftojnë atë. Kjo është qeveria që gjunjëzon profesionistët, për të mbajtur në këmbë militantët mediokër, që pavarësisht dialektit, dinë të flasin vetëm gjuhën e mafies dhe përfitimeve të paligjshme. Sepse kryeministri vetë, i është gjunjëzuar të birit sekser, të bijës koperturë, ish badigardit mafioz, ministrave që vrasin njerëz e shpëtojnë nga burgu me avokatë sekserë e gjyqtarë pazarxhinj

Deputeti socialist theksoi se Berisha është kapobanda i kromit. Një drejtor policie në Bulqizë theu heshtjen në luftën e tij të vogël për të thyer kodin e mafies, mafies së shpellave të kromit siç e quajti ai. Shefat e tij, dhe më i pari vetë Sali Berisha, e hodhën në rrugë. Në Bulqizë po konsumohet një masakër e tërë, me një qytet të nënshtruar ndaj bandave mafioze, që kokën e kanë në Tiranë, e mercenarët në shpellat e kromit. Ndërkohë që fëmijë e të moshuar, gra e burra, janë ushtria e tërë e skllevërve që varfëria e tyre dhe uria e të babëziturve i detyron të mbledhin mineral me trastë në dorë e tua shesin agallarëve me lekë në dorë, tha Tahiri.

Deputeti Tahiri pohoi se lufta për kromin po merr jetë njerëzish, të vrarë me armë e të zhytur në shpella. Megi, vajza 25-vjeçare që gjeti vdekjen nga plumbat natën e 2 shkurtit të këtij viti te Komuna e Parisit, mu në mes të Tiranës, është viktima e pafajshme e plumbave të mafies së kromit. Sa të tjerë vriten, plagosen, masakrohen për kromin e paligjshëm. Sepse kodi i mafies i lan hesapet pa fjalë, me konsensusin në tytë të kallashnikovit, mu nën hundën e qeverisë, nën hundën e Sali Berishës, por dhe nën hundën tonë, të medias e publikut. Kodi i heshtjes vlen për ata, për kriminelët e kromit, për agallarët e galerive, për qeveritarët që mbushin xhepat, për zyrtarët e marrë peng nga mafia, deklaroi Tahiri.

Çdo të kish thënë Fle-ja po të kish dëgjuar këto fjalë të deputetit Tahiri?

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/5/4/saimir-tahiri-mafia-mbrohet-nga-kryeministri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›