E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: “Askush nuk më përzuri nga Marseja”



Lorik Cana pohoi gjatë një interviste për faqen franceze RMC-Info Talk Sport.fr, se vendimin për tu larguar nga Olmpiku i Marsejës e kishte marrë ai vetë dhe jo klubi. “Vendosa unë”- tha Cana. Sipas mesfushorit aktual të Sandërlendit në kampionatin anglez, zgjedhja e tij u influencua edhe nga largimi i ish-presidentit Pape Diouf dhe ish-trajnerit Erik Gerets. “Fillimi te Sanderlend? Jam shumë i kënaqur. Kam pasur rastin të luaj kundër klubeve të mëdha angleze”. Cana ishte i pranishëm të dielën në “Velodrome” në Marsejë-Bordo.

Lorik Cana, si e kaluat debutimin tuaj tek Sandërlendi?
Jam tepër i lumtur. Kam pasur mundësi të luaj edhe kundër klubeve më të mëdha angleze që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve, por te jem tek Sandërlendi është me të vërtetë diçka shumë e veçantë. Edhe pse jemi një skuadër që renditet nga mesi i tabelës këtu kushtet e stërvitjes dhe organizimi janë me të vërtetë fantastike

Pas katër vitesh të kaluara në Marsejë, a ishte momenti i duhur për tu larguar?
Asnjëherë nuk dihet se kur është momenti i duhur pasi kjo është çështje e kohës. Mundësia u paraqit këtë vit dhe u largova. Mund të kisha shkuar edhe tek Hamburgu në Gjermani, por ky klub e tërhoqi ofertën në momentet e fundit.

A mund të kishit qëndruar sërish tek Olimpiku i Marsejës?
I kishim diskutuar gjërat që përpara fillimit të sezonit me Pape Diouf. Gjithçka ishte e qartë. Nëse do të desha të largohesha me ishte premtuar se klubi nuk do të më krijonte pengesa. Vetëm se të gjitha palët duhet të ishin të pranishëm. Më pas morëm të gjithë një vendin së bashku që shkoi mirë. Por unë jam ende tifozi numër 1 i OM-së edhe në Angli.

A jeni penduar që u larguat?
Keqardhje jo, por nostalgji po. Kur kalon shumë vite të lumtura në një skuadër edhe për më tepër je dhe kapiten është normale të kesh nostalgji. Me vjen keq vetëm që nuk u shpalla kampion në vitin tim të fundit. Këtë nuk arrij ta kapërdij dot”.

Ishin këtë të diel në “Velodrome” për të parë OM-Bordo. Si u ndiet për homazhet e Robert Louis-Dreyfus?
Ka qenë me të vërtetë e veçantë. Ka qenë shpeshherë i kritikuar por ishte një njeri që dha shumë për këtë klub dhe dëshironte ta shihte sa më lart. Tashmë nuk është më për të ndjekur idetë e tija por Marseja vazhdon të rritet siç ka bërë edhe vitet e fundit”.

Dy herë më i miri

Në katër ndeshjet e para të Premier Ligës, Lorik Cana, është votuar dy herë lojtari më i mirë i skuadrës, duke fituar zemrën e tifozerisë së Sanderlendit, por dhe simpatinë e bashkëlojtarëve të skuadrës së tij të re britanike. Cana po ecën në të njëjtat gjurmë, si te ish-ekipi i tij francez, Olimpiku i Marsejës, madje është dhe kapiteni i ri i skuadrës angleze. Cana është votuar si lojtari më i mirë i skuadrës së tij në ndeshjen e humbur kundër Çelsit (1-3, java e 2-të) dhe në fitoren 2-1 kundër Bllekbërnit (java e 3-të).

5.8 mln sterlina

Lorik Cana është një nga dhjetë blerjet sezonale të Sandërlendit. Kartoni i mesfushorit shqiptar u ble nga Olimpiku i Marsejës në shumën e 5 800 000 sterlinave, një rekord për transferimin e lojtarëve shqitparë. Frajzer Kempbell u ble nga Mançester Junaitid për 4 100 000 sterlina, Darren Bent nga Totenhemi për 11 800 000 sterlina dhe Li Katermole nga Uigani për 7 000 000 sterlina. Anderson, Halford, O’Donavan dhe Kolbek mbërritën si lojtarë të lirë. I fundit i blerë nga Sandërlendi ishte Mensah.

2 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›