Nikol Kidman, fëmijët e adoptuar nuk e thërrasin më “mama”
Dy fëmijët e adoptuar të Nikol Kidman, Isabela 16-vjeçe dhe Konor 14-vjeç, nuk e thërrasin më “mama”, por me emër. Ata preferojnë t’i drejtohen kështu, vetëm gruas aktuale të ish-bashkëshortit të Kidman, Tom Kruis, Kejti Holms. Lajmin e bën të ditur “In Touch”, por pas artikullit të shkruar, vetë Kidman ka mbetur e befasuar, ndërsa zëdhënësi i saj përgënjeshtron: “Lajmi është tërësisht fals. Fals nga fillimi, deri në fund. Dy fëmijët e adhurojnë dhe e thërrasin ende “mama”. Raporti i tyre, i forcuar nga 11 vitet martesë me Tomin, nuk u shkatërrua kur ata të dy u divorcuan dhe në vitin 2006 ata u martuan me partnerë të tjerë: ajo me Keith Urban, ndërsa ai me Kejti Holms. Natyrisht pas kësaj lindën edhe fëmijët biologjikë: Sandej Ros, një vjeçe, për Nikol, dhe Suri 3 vjeçe për Tomin. Por gjithë kjo nuk ka zbehur dashurinë e Isabelës dhe Konor për divën e “Moulin Rouge”. Nikol është e bindur: gjithçka që thuhet në media është false. Nënë për fëmijët është një e vetme...
2 Shtator 2009