2009 vjen me Alo mirmroma

“Ne sivjet jemi perpjekur te bejme nje strukture te re duke perfshire edhe ambjentet e jashtme”, sqaron regjisori Altin Basha. Per sa u perket personazheve, mes te tjerash do te permbajne edhe nje sere surprizash.
“Nuk do te jene vetem personazhet e zakonshme, ka edhe personazhe te rinj. Por e vecanta do te jene subjeketet qe ne kemi pergatitur”, deklaron Basha.
Personazhet do te jene vertete te larmishem. Nga politikanet e deri tek Chaplinet, per mbremjen e fundvitit jane krijuar enkas nje numer prej 102 kostumesh. “Do te perdorim paruke dhe shume mustaqe te Chaplin”, shprehet kostumografja Ilirjana Basha.
Por cilat do te jene gjinite e humorit ne kete mbremje? “Humori do te jete per te qeshur. Do te kete arsye politike dhe sociale. Por nje gje eshte e sigurte, shqiptaret do te qeshin”, deklaron skenaristi Vangjel Kozmai.
Per sa i perket punes ne tersi te stafit te “Portokalli”: “Nata e nderrimit te viteve ka nje specifike, pasi ne te mblidhen gjithe aktoret. Ketu, pa mendjemadhesi, mund te them se kam pare mbinjeriun. Shqiptaret kane nevoje qe ne tavolinen e tyre te qeshin. Duke ofruar rreth 5 ore humor, behen shume anije te medha qe krahasohen me Titanikun”, shprehet drejtori artistik Agron Llakaj.
Nje pjese e rendesishme e mbremjes se nderrimit te viteve do te jene edhe te ftuarit. Nga parodistet e Vlores, kengetarja Valbona Mema dhe ansambli i kengeve dhe valleve popullore. “Ne do te sjellim pjese nga kenget popullore si dhe vallen came”, shprehet Rexhep Celiku, solist i Ansamblit te kengeve dhe valleve popullore.
Me 31 dhejtor, ora 21,35: Humor dhe spektakel, dhuruar sigurisht edhe nga trupa e baletit te TCH, qe nuk kishte si te mungonte ne kete mbremje, duke percjelle edhe urimet me te mira: “Gezuar!”.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code