E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Channel, programe surprize per vitin e ri

Programacioni i Top Channel per diten e fundit te vitit dhe ditet e para te Vitit te Ri, eshte konceptuar i mbushur me programe nga me te ndryshmet per te gjitha grupmoshat.

“Kjo u konceptua si nje jave e tere per feste. Ne jemi perpjekur te sjellim shfaqje humori”, deklaron Vjollca Dedei, drejtoreshe e programacionit te TCH.

Spektaklet jane ai i “Portokalli” ne transmetim gjate nderrimit te viteve, spektakli “2009” i realizuar nga stafi i “E Diell”, “Ti Vlen” dhe European music awards. Nje program special eshte ai i realizuar nga “Fiks Fare”. Por nuk do te mungojne edhe filmat, nga ata per te rritur, tek ata per femije.

“Filma qe jane te zhanreve te ndryshme, komedi e thriller, te kendshem per t’u pare ne dite feste. Programi eshte konceptuar per te gjitha moshat”, sakteson Dedei.

Nder filmat artistike renditen: “Mjeshtrat e Mashtrimit”, “Vdekja me Fytyre Gruaje”, “Billie Madison”, “E Kunderta Terheq”, “Profesori i Krisur”, “Takat e Larta” dhe “Gladiatori”. Nje pjese e programacionit do t’u dedikohet edhe dokumentareve.

“Eshte menduar nje dokumentar muzikor per rrokun klasik por edhe per sportin”, shton drejtoresha e programacionit.

Dokumentaret jane “Chuck Berry”, “Rock and Roll”, per adhuruesit e kesaj gjinie dhe “Kur ne ishim mbreter” per sportdashesit. Nga data 31 dhjetor deri me 5 janar, ne TCH argetim per te gjithe familjen!



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›