E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, vetëvaret 47-vjeçari

 

KRUJE - Depresioni çon në vetëvarje një 47–vjeçar në Thumanë të Krujës. Burime të policisë bënë të ditur se viktima është Muharrem Mane. Ai është gjetur nga familjarët e tij dje rreth orës 11:00, i vetëvarur në një pemë, man, që ndodhej pak metra larg banesës. Viktima kishte gjetur momentin kur në shtëpi nuk ndodhej njeri. Pasi kishte vënë litarin në një nga degët e manit, ishte ngjitur nëpërmjet një karrigeje, të cilën e kishte shtyrë më pas me këmbë. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia, por familjarët e viktimës fillimisht nuk deshën të lejonin grupin e hetimit për të bërë veprimet në vend dhe këqyrjen e trupit. Por blutë arritën të kryenin veprimet dhe të merrnin edhe deponimet e tyre në lidhje me shkakun e këtij vetëflijimi. Familjarët e viktimës deponuan se 47–vjeçari kishte kaluar në depresion, për shkak të papunësisë dhe varfërisë.         r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›