E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile sjell në treg “Fiks Cel”

 

Kompania celulare Eagle Mobile ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Eagle Mobile do të nxjerrë në treg programin më të ri “FIKS CEL”. Ky program ka në fokus mundësimin e tarifave të përballueshme nga të gjithë dhe thjeshtimin e përdorimit të telefonisë. Abonentët do të mund të komunikojnë nëpërmjet Eagle edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të Eagle Mobile dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim. Aparati telefonik rezistent, që do të jetë pjesë e ofertës, është shumë komod dhe lehtëson përdorimin e telefonisë nga pjesëtarët e moshës së tretë dhe banorët e zonave rurale. Me anë të shërbimit “FIKS CEL”, mund të bëhen thirrje telefonike dhe të dërgohen mesazhe të shkurtra SMS, ndërsa telefonat posedojnë edhe një sekretari elektronike për regjistrimin e mesazheve zanore. Telefonat funksionojnë pa kabëll (pra me anë të valëve të Eagle Mobile) dhe kanë një çmim blerjeje shumë të arsyeshëm. Abonentët mund të përzgjedhin numra me parapagesë dhe nuk do të kenë tarifa fikse mujore. Çmimet e thirrjeve zanore dhe SMS-ve do të jenë shumë të arsyeshme, ndërkohë që përgjatë gjithë verës ata mund të telefonojnë çdo numër në botë me 45 lekë për minutë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›