E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëria, vetëvaret me litar 62-vjeçari

DURRËS


DURRËS - Varfëria ka çuar në vetëvrasje një 62-vjeçar nga Durrësi. Mefail Tarku i ka dhënë fund jetës së vet duke u vetëvarur në banesën e tij, ndërsa ndërhyrja e familjarëve ka qenë e kotë, pasi ndërkohë ai kishte ndërruar jetë. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se babai i gjashtë fëmijëve kishte vdekur në vend. Mësohet se pensionisti ka qenë i vetëm në banesë në kohën kur ka vendosur që të realizojë vetëvarjen. Familjarët e tij e kanë gjetur pa jetë në momentin që kanë hyrë në shtëpi dhe dërgimi në spital i tij nuk ka ndihmuar për asgjë. Ata dëshmojnë se kohët e fundit ai kishte qenë tepër i shqetësuar për shkak të problemeve ekonomike me të cilat po përballej familja. Sipas fqinjëve të pensionistit, përveç kushteve jo të mira ekonomike, ai kishte të sëmurë rëndë një prej fëmijëve, për të cilin nuk kishte shpresa shërimi. Këto gjëra sipas policisë kanë ndikuar në vetëvarjen e 62-vjeçarit. M.Brunga

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›