Blair dhe Erdogan së shpejti vizitojnë Kosovën
Kabineti qeveritar është njoftuar të martën që së shpejti, me ftesën e kryeministrit Hashim Thaçi, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Në këtë rast, kryeministri Thaçi ka bërë të ditur se Kosova do ta presë Blair me nderimet më të larta shtetërore ish-kryeministrin Blair, duke shprehur falënderimin e vet për angazhimin e tij për Kosovën.
Kabineti qeveritar është njoftuar po ashtu se Kosovën do ta vizitojë së shpejti edhe kryeministrit i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka treguar një angazhim të madh për mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në inkurajimin e investimeve në Kosovë nga investitorët turq.