E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu prind duhet qe veç fatit te kete zotesi per te jetuar

Tema e marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijës që në vogëli që u hap para disa ditësh këtu, është shumë interesante dhe shumë e rëndësishme.

Disa thonë që prindërit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve e disa thonë që prindërit duhet të punojnë. E drejtë! Njerezit mundohen te shfrytezojne kohen me sa eficence ne njesinë e saje. Kjo nuk ka bere si per mua dhe per shumë të tjerë te mos gezojme apo te mos ndihet dashuria e prindërve ndaj nesh si dhe e jona ndaj femijeve tane. Njeriu prind duhet qe veç fatit te kete zotesi per te jetuar, qe te krijojë mirëqenje per nevojat familjare,duke mos patur lakmi ndaj gjese se huaj qofte prindi ashtu dhe femija. Kjo eshte baza fillestare e edukates.

E dyta eshte takti qe mendja e prindit duhet te jete shume e vemendshme ndaj shprehjeve te femijeve te cilet jane te sinqerte dhe shpesh prinderit gjinden gafil para tyne. Ashtu siç u gjend gafil Berisha ne Parlament, dhe shprazi gjithe edukaten 60 vjeçare, femije, i martuar, prind dhe burre shteti. Levizja e femijes tek gjysherit, kopeshti si dhe shkollimi i shdervillojne mendjen dhe gjymtyret, i krijojnë humor dhe argetim me variacione te domosdoshme per rritje, perteritjen e femijes qe te behet njeri ne kuptimin e mirëfilltë te fjales, NJERI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›