E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli masaker mbi kafshet dhe shpendet e rralla

Prej disa ditesh Shoqata e Gjuetareve ne Durres ka ngritur shqetesimin e saj per masakren ndaj kafsheve dhe shpendeve te rralle nga persona dhe grupe personash ne pyjet e zonave malore dhe kodrinore. Duket se nisja e sezonit te gjuetise ka pasuar probleme qe kane te bejne me rritjen gjithnje e me shume te shqetesimit te vrasjes se kafsheve e shpendeve te rralle ne Durres. Shqetesimi eshte ngritur njeheresh si nga Drejtoria e Sherbimit Pyjor edhe Shoqata e Gjuetareve te cilet kane organizuar nje tryeze pikerisht per te parandaluar gjuetine e paligjshme. Gjuetia eshte celur me 1 tetor dhe mbyllet me 15 shkurt te vitit 2011 nderkohe qe ne keto javet e para te sezonit ka pasur te dhena per vrasje pa kriter te kafsheve. Drejtori i Sherbimit Pyjor ne Durres Enver Masha deklaroi dje per standard se ne qarkun e Durresit ndodhen 8 zona gjuetie nga e gjithe siperfaqja qe ka qarku me pyje e shkurre vetem dy prej tyre jane caktuar si te mundshme per gjuetine sportive por siperfaqja e te dy ketyre zonave eshte jo me shume se 8 mije ha dhe shtrihet ne zonen kodrinore e malore te Ishmit e te Krujes. Per te shmangur zhdukjen e disa kafsheve shoqata ka vene ne dijeni gjuetaret e licencuar per listen e gjitareve kafsheve dhe shpendeve qe lejohet te vriten ne kete periudhe. Sipas tij por edhe Shoqates legale te Gjuetareve zhdukja e shume llojeve shpendesh dhe kafshesh te egra eshte tashme kryefjale ne tryeza e takime ndaj lypset me shume vemendje dhe ndeshkim ndaj keqberesve. Shoqata e Gjuetareve po bashkepunon me Policine Pyjore per shtimin nga ana e saj te kontrollit ndaj gjuetise abuzive dhe ajo ka marre persiper qe ta vendose situaten nen kontroll te plote. Por edhe brenda anetaresise ka probleme pasi nga 5000 gjuetare qe ka qarku i Durresit rreth 4700 prej tyre nuk kane paguar detyrimet dhe kjo e veshtireson edhe me tej harmonizimin e kontrollit. Shtimi i gjuetise pa leje me arme ilegale sipas Mashes ndodh ne cdo sezon duke mos perjashtuar edhe kohen e shumimit ndersa ai ka sinjalizuar se do te kete sanksione te forta. 4 lloje gjitaresh jane zhdukur plotesisht ndersa 17 lloje shpendesh nuk bejne me fole ne rezervate pyje e shkurre si dy apo tridhjetevjecare te kaluar. Shqiponjat e detit karabullaku i vogel i cili eshte zhdukur plotesisht nga ligatinat ariu i murrme derri i eger lepuri i eger pelikani dalmat gjeli i eger kaprolli lopa e eger si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit korali i kuq por edhe lloje te ndryshme peshqish molusqesh amfibesh dhe reptilesh kane mbetur vetem ne kujtesen e gjuetareve. Sherbimi pyjor tani ka drejtuar syte te policia e rendit ndersa kjo e fundit ka marre masat e saj te ndaloje fenomenin e gjuetise se paligjshme.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›