Universiteti katolik i Tiranës i ndërtuar në vitet e demokracisë
Që nga rruga, që të çon në Durrës, ngrehina e vjetër e lyer me ngjyrë blu dallohet shpejt. Aty lart shkruhet “Kompleksi spitalor universitar “Zoja e Këshillit të Mirë. “Merreni ju dhe bëni një spital të mirë për tokën time”: me këto fjalë Nënën Tereza nxiti misionarët e parë që mbërritën në Tiranë. Ishte viti 1993, një vit historik për Shqipërinë: Gjon Pali II vizitoi vendin që kishte imponuar një ateizëm të ashpër, kishte mbyllur kishat dhe xhamitë duke ndëshkuar fetë me heshtje. “Por do të duhen shumë para...”, u përgjigjën misionarët. “Mos u shqetësoni për këtë – u dha kurajo Nënën Tereza – paratë do të vijnë. Do të mendojë dikush tjetër”. Në Universitet, i vetmi Universitet katolik në vend e kujtojnë akoma kështu. Por misionarët e të lumit Luigji Monti e dëgjuan këshillën e Papës dhe të Nënë Terezës, dhe prej vitit 1993 filluan të ndërtonin përreth spitalit të vjetër. Që prej rrugës shihen tani strukturat e reja, dhe pritet që në spital të kurohen pacientët e parë. Sidoqoftë, këtu askush nuk dëshpërohet duke filluar nga rektori, Paolo Ruatti. Por tani Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” është thuajse i kompletuar: që prej vitit 2004 ka filluar kurset dhe më 18 maj të këtij viti është njohur edhe nga Selia e Shenjtë si një Universitet katolik. Spitali nuk është akoma, por që prej vitit 1995 janë në funksion një poli ambulancë, një laborator analizash kimike – klinike dhe një farmaci. Universiteti numëron katër degë diplomimi të shkurtra dhe pesë degë të diplomimit magjistral, dy mastera të nivelit të parë dhe katër të të dytit, dhe është ngritur me dekretin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe përfaqëson një prej objektivave më kryesorë të parashkuar nga marrëveshja mes Kishës katolike dhe Qeverisë shqiptare të vitit 1993. Qeveria pastaj ka dhënë hapësirat për të ndërtuar veprat e reja si dëmshpërblim për të mirat që regjimi i shkuar i kishte konfiskuar Kishës shqiptare. Universiteti është një qendër formimi e jashtëzakonshme, falë bashkëpunimit mes Universiteteve italiane të Roma Tor Vergatës, Barit, Milanos, Bolonjës, Palermos dhe Universitetit Katolik të Zemrës së Shenjtë. Tirana, në fakultetin e mjekësisë ashtu si edhe në atë të farmacisë apo shkencave politike, ka të njëjtët programe dhe thuajse të njëjtat tekste të universiteteve italiane. 375 të diplomuarit e parë të Tiranës kanë pra mundësinë, për të qenë kompetitivë në një treg të gjerë, dhe shumë në fakt, kanë lënë Shqipërinë për të ushtruar profesionin jashtë shtetit. Përfshirë Italinë, sepse gjuha e universitetit është italishtja. Dhe italianë janë 80% e trupit të pedagogëve. Në 15 degët e studimeve ka rreth 1200 studentë shqiptarë ose që vijnë nga vendet përreth. Pastaj – diçka që do t’ju çudisë vërtet – në Tiranë studiojnë 70 të rinj italianë. Në një vend ku politika është akoma e re (fillon në fakt me zgjedhjet demokratike të vitit 1991), Universiteti katolik i Tiranës po jep një kontribut edhe për formimin e politikanëve të rinj. Është krijuar zyra e Informimit europian dhe Qendra për formimin e deputetëve të Europës Jug –Lindore. Kjo strukturë ka lindur në vitin 2005 në bashkëpunim me Dhomën e deputetevë italianë dhe Parlamentit shqiptar. Qendra ka realizuar ndërkaq një sërë konferencash dhe kursesh për parlamentarët shqiptarë. Është në fazën e programimit (dhe në atë të mbledhjes të fondeve) një kurs i dytë për parlamentarët e vendeve të tjera ballkanike (Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja). Janë të sigurtë që do të realizojnë edhe këtë projekt sepse këtu nuk dëshpërohen dhe kujtojnë gjithmonë Nënën Terezën kur u jepte kurajo.
Përgatiti Ilirian Dahri