E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet: Trupat kane djegie dhe gervishtje

Vdekje si pasoje e asfiksise, nga sasi te medha uji. Kjo eshte pergjigjja e dhene nga ekspertet e Mjekesise Ligjore, qe kane punuar gjate dites se djeshme, qe nga ora 01:00 e mengjesit, kur eshte ngritur nje grup i madh per ekspertimin e viktimave te liqenit te Farkes. Qe ne momentin kur ka mberritur kufoma e pare, ekspertet kane nisur procedurat. Diagnoza nuk ka qene e veshtire te percaktohet, per shkak dhe te llojit te ngjarjes, mbytjes ne liqen. Nderkaq, pervec ekspertimit te kufomave qe deri ne oren 03:30 minuta kishin mberritur te gjitha, eshte bere dhe identifikimi i tyre, qe ka qene dhe pjesa me e veshtire. Burime nga Mjekesia Ligjore kane bere te ditur, nje dite me pare per "Koha Jone", se te gjithe personat kane gjetur vdekjen nga asfiksia, nga sasia e madhe e ujit qe kishin pire gjate minutave qe kane qene nen varken e permbysur. Por viktimat kane pasur dhe djegie ne pjese te ekspozuara te trupit. Gjithmone sipas eksperteve, qe jane marre me trupat e viktimave, keta te fundit kane pasur djegie ne duar, ne kyce dhe ne pjese te fytyres, qe mund te jene shkaktuar nga benzoli i varkes. Kjo, sipas mjekeve ka ardhur nga karburanti qe konsumonte varka qe kishte motorin. Sipas eksperteve, rrjedhja e karburantit ka shkaktuar dhe djegiet ne pjeset e trupit. Gjithashtu, gjate kryerjes se ekspertizes jane marre kampione nga trupat e viktimave per te vleresuar masen e alkoolit, qe ndodhej ne gjakun e personave te vdekur, pasi jane vene re sasi te konsiderueshme ne trup. Mesohet se ne disa prej trupave jane vene re edhe gervishtje, qe dyshohet se mund te jene shkaktuar gjate perpjekjeve per te shpetuar ne liqen, ose gjate nje ferkimi midis paleve para ose gjate hipjes ne barke.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›