Varr masiv, Mjekësia Ligjore ekzaminon eshtrat

Mjekësia ligjore nisi sot ekzaminimin e eshtrave të gjetura në malin e Dajtit. Ekspertiza nisi pas një vendimi të Prokurorisë së Tiranës. Tre mjekë të mjekësisë ligjore do të bëjnë të mundur identifikimin e eshtrave që besohet se i përkasin personave të ekzekutuar nga diktatura komuniste. Eshtrat janë nxjerrë nga një varr masiv disa ditë më parë, me një iniciativë të familjarëve të të ekzekutuarve. Për identifikimin e eshtrave do të duhet një periudhë e caktuar kohore.