Berisha vizitë zyrtare dyditore në Itali, takim me Berluskonin
Gjatë ditës së enjte, kryeministri Sali berisha do të udhëtojë për një vizitë zyrtare dyditore në Itali.
Gjatë qëndrimit në vendin fqinj, Berisha do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit italian, duke veçuar këtu takimin me kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, me të cilin do të nënshkruaj edhe disa marrëveshje.
Gjithashtu, Berisha të jetë i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare që organizon Ministria e Ekonomisë së Italisë në Verona, si i ftuar nderi.