DElia 8 Maji palet te arrijne marreveshje

Ambasadori italian në Shqipëri, Saba D`elia ka dhënë mesazhin e parë drejtuar forcave politike për zgjedhjet lokale të 8 majit. Për të arritur në një rezultat të pranueshëm nga të gjitha palët, ambasadori italian kërkoi nga subjektet politike të arrijnë në një marrëveshje.
“Në rafshin politik, Italia është një ndër mbështetësit kryesor të Shqipërisë. Pas zgjedhjeve lokale kërkoj nga forcat politike të arrijnë në një marrëveshje që rezultati i zgjedhjeve të jetë i pranueshëm. Uroj që forcat politike, pozita dhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë që të jenë të pranishëm edhe në Parlament për të miratuar projektligjet që ndihmojnë në reformat e kërkuara nga strukturat europiane”-tha ambasadori italian.
Deklaratat e ambasadorit italian janë bërë në ceremoninë e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë në të cilën u ritheksuan edhe një herë marrëdhëniet e mira mes Italisë dhe Shqipërisë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë personalitete të larta të kancelarive diplomatike në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra dhe deputetë.
Erjon Ajazi