E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit burg perjete njerit prej autoreve

Trupi gjykues i çështjes gjyqësore për gjykimin e vrasjes së taksistit Fredi Talelli në Korçë,vendosi dënimin me “burg të përjetshëm” të Elkjero Revanit, 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij Arnest Xhaçka, 8 vjet burg për Domeniko Kumrian, 5 vjet për Kastriot Paplekën, dhe nga 6 muaj burg për Jurgen Zeqon dhe Amarildo Selmanin.

Këto dënime kanë qënë edhe më të rënda se sa kërkesat e bëra një javë më parë nga pretenca e prokurorit të çështjes Edmont Shytka, çka u kërkua edhe nga familjarët e taksistit të vrarë. Këtë herë në sallën e gjyqit mungonte me dëshirën e tij Elkjero Revani që u dënua me burg të përjetshëm.

Dy të pandehurit Xhaçka dhe Papleka që ndodheshin në sallë shprehën pendesë dhe kërkuan mëshirë. Jashtë sallës së gjyqit nëna e Elkjero Rovanit ka shprehur indinjatë ndaj trupit gjykues, pasi sipas saj vetëm e plagosi viktimën, ndërsa jetën ia mori Arnest Xhaçka që u denua me 16 vjet burg.

Kjo ka sjellë edhe një përleshje fizike me familjarët e viktimës që sipas saj kërkonin padrejtësisht dënim maksimal për të birin. Vrasja e taksistit Fredi Talelli ndodhi në fundin e nëntorit të vitit të kaluar kur dy nga të pandehurit Elkjero Revani dhe Arnest Xhaçka e rrëmbyen për ta vjedhur dhe më pas e vranë. Trupin e tij të masakruar e hodhën në dalje të fshatit Koritë ku u gjet 1 javë më pas.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›