E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi prokuroria hedh poshte variantin e rrembimit te Griselda Roshit

Ne Shqiperi prokuroria rrezoi sot variantin e rrembimit te Griselda Roshit bashkeshortes se kryebashkiakut te porsazgjedhur te Kavajes Elvis Roshi e cila rrefeu dje prane autoriteteve te drejtesise se ishte marre forcerisht ne Tirane nga disa persona te panjohur dhe me pas ishte detyruar te bente nje lindje te parakohshme pas se ciles rrembyesit i kishin mbajtur edhe femijen.

Ne baze te analizes te veprimeve hetimore  te deritanishme u arrit ne konkluzionin se nuk ka elemente qe te vertetojne rrethanat e pengmarrjes se shtetases Griselda Roshi cfare hedh poshte pisten e variantit te rrembimit dhe marrjes peng te femijes se sapolindur thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Me vone burime te policise se ciles i jane referuar mediat shqiptare bene te ditur se pas ekspertizes mjeko-ligjore ka rezultuar se Griselda Roshi nuk ishte madje as shtatzene. Bashkeshortja e kryebashkiakut te Kavajes rrezikon tanime te kthehet ne te akuzuar per vepren e deshmise se rreme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›