Nga PS do te ikin 10 deputete te cilet do te integrohen te LSI
Sekretar i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama
Nga PS do te ikin mbi 10 deputete dhe do ti bashkohen LSI-se. Jane deputete te cilet kane akses dhe individualitet ne publik. Keshtu u shpreh dje Sekretar i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Levizja e deputeteve eshte nje fakt edhe per LSI-ne ne te cilen iu bashkua se fundmi edhe deputeti Vangjel Tavo.
Sipas tij ardhja e Tavos ne grupin parlamentar te LSI-se eshte nje shenje e integrimit te tij politik e social. Ne lidhje me deputetet e PS dhe marerdheniet e ndersjella mes dy paleve LSI-PS Rama i cilesoi si marredhenie te mira ndersa vuri ne dukje dhe mos angazhimin e disa deputeteve socialiste.
Ne kemi marredhenie te mira me anetaret e PS por ka edhe deputete te cilet nuk kane qene anetar pasi nuk identifikohen si deputete te PS. Ardhja e Tavos eshte sinjal i nje trendi te levizjes se PS pasi i sherbejne integrimit Europian te PS-se u shpreh Rama.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se theksoi se partite jane nje organizem i gjalle ndaj priten largime dhe prurje. Per sa i takon takimit te shumeperfolur Meta-Nano ai e cilesoi si nje takim me kontribute ne ristrukturimin e shtetit shqiptar gjate viteve 96-97 dhe jane ata te cilet formuluan e bene artin e se Majtes Demokratike ne Shqiperi.