E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi vizite ne Britani

Presidenti Bamir Topi vijon viziten treditore te punes ne Britanine e Madhe i ftuar nga presidenti Oxford Union. Kreu i shtetit shqiptar i shoqeruar nga zonja e Pare Teuta Topi eshte takuar ne parlamentin britanik me kryeministrin David Cameron lorde dhe deputete nga grupi gjithe partiak Britani e Madhe Shqiperi

Kryeministri David Cameron i ka rezervuar presidentit Topi nje takim ne ambientet e parlamentit pa pranine e mediave.

Menjehere pas takimit zyra e kryeministrit leshoi nje deklarate ku thuhet se zoti Cameron vleresoi kontributin e rendesishem ushtarak ne Afganistan dhe inkurajoi perpjekjet e Shqiperise se bashku me ato te vendeve te Ballkanit Perendimor drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Gjate takimit me ministrin e Europes David Lidington presidentit Topi iu rikonfirmua mbeshtetja britanike per ambicjen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian por edhe berja me dije e nje monitorimi rigoroz nga Britania e zhvillimeve me te fundit politike ne Shqiperi.

Ministri Lidington u shpreh se pavaresisht rekomandimeve per liberalizimin e vizave dhe gatishmerise se Shqiperise per te perfituar statusin e vendit kandidat politikanet shqiptare duhet te pershpejtojne reformat.

Ai ka theksuar gjate takimit se reformimi sistemit te drejtesise eshte nje ceshtje e rendesishme per te cilen ka pershendetur angazhimet e presidentit Topi dhe perpjekjet e tij per kete reforme.

Pata nje falenderim per Zotin kryeminister i cili demonstroi deshiren e madhe per te ndihmuar Shqiperine ne rrugen e integrimit evropian. E falenderova per ndihmen qe Shqiperia te behet anetare e NATO-s dhe per te gjitha proceset e tjera. Kemi diskutuar per ceshtjet e bashkepunimit ne fushen e sigurise. Kryeministri falenderoi Shqiperine per pjesemarrjen e trupave shqiptare ne Afganistan u shpreh Topi.

Perpara mbajtjes se nje leksioni ne lsquoOxford Union presidenti eshte takuar me nje grup te rinjsh nga shoqata e studenteve shqiptare te Oxfordit.

I shoqeruar nga James Kingston presidenti Oxford Union qe eshte nje prej unioneve me te vjetra ne bote ku kane ligjeruar personalitete te rendesishme nga e gjithe bota presidenti Bamir Topi foli per rolin e Shqiperise ne rajon ceshtjet ballkanike duke e vene theksin ne integrimin Euro-Atlantik.

Dikur nje akademik tashme i perfshire ne politike presidenti Topi e ka cilesuar kete leksion si nje rikthim i shkurtes ne boten akademike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›