Femijet anonime te Patosit

Prej nje muaji Hiqmet Beqja banor i ketij qyteti nuk regjistron dot nipin e tij. Foshnja nuk ekziston ne regjistrin e gjendjes civile ne Shqiperi ashtu si shume te tjere qe jane lindur nga janari i ketij viti.
Gjyshi i femijes eshte paraqitur disa here ne zyrat e Gjendjes Civile por largohet pa e regjistruar ate.
Mosregjistrimi i femijeve te porsalindur ka sjelle shqetesime te shtetasit qe jetojne e punojne ne emigracion te cilet pa regjistruar femijen ne gjendjen civile nuk mund te kthehen ne shtetin ku jetojne. Punonjeset e gjendjes civile thone se qe prej muajit janar te ketij viti ne kete zyre nuk eshte kryer asnje regjistrim i femijeve qe kane lindur ne shtepine e lindjes ne Patos. Madje ato shtojne se ky fenomen do te sjelle pasoja ne te ardhmen pasi edhe lidhjet e marteses celebrimet nuk rezultojne ne regjistrat e gjendjes civile.
Sipas punonjeseve te gjendjes civile qyteti i Patosit nuk perfshihet ne sistem ne dy rubrika ne regjistrimin e vendbanimit dhe ne ate te lindjeve nga shtepia e lindjes.