Real Madrid fitore e thelle ndaj Los Angeles Galaxy

Me një paraqitje spektakolare në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo ishte udhëheqësi i Realit të Madridit në fitoren 4-1 kundër Los Angeles Galaxy të David Beckham në stadiumin “Coloseum”. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, e cila ka nisur në mënyrën më të mirë fazën përgatitore në Shetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka në program edhe dy ndeshje të tjera miqësore.
Madrilenët do të luajnë kundër meksikanëve të Guadalajara dhe skuadrës amerikane të Philadelphia Union përpara se të kthehen në Spanjë në prag të sezonit të ri.
Reali do të shënonte golin e parë me blerjen e re Jose Callejon në minutën e ‘31-të, ndërsa do të dyfishonte rezultatin me një tjetër lojtar të ri si Joselu për të mbyllur pjesën e parë.
Me rikthimin në fushë Cristiano Ronaldo do të dhuronte spektakël me lojën e tij, ndërsa do të realizonte golin e tretë për formacionin spanjoll. Fitorja e skuadrës së Mourinhos do të vulosej me golin e katërt të Karim Benzema, përpara se vendasit të shënonin golin e nderit me Cristman për të mbyllur këtë miqësore luksi në shifrat 4-1.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e diel , 17 korrik 2011 )