E Diel, 1 Nëntor 2026

Lure digjen mbi 20 ha pyje

Flakët e zjarrit që kanë shpërthyer prej dy ditësh në zonën e Dibrës, po djegin hektarë të tërë me pyje në Parkun Kombëtar të Lurës. Sipas informacionit zyrtar, bëhet e ditur se gjatë natës së fundit, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur tashmë mbi 20 hektarë pyje të parkut.

Përveç zjarrfikësve dhe forcave të tjera vullnetare, për vënien nën kontroll të flakëve është angazhuar edhe një avion turk. Megjithatë situata vijon të paraqitet kritike, pasi temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e zjarrit. Vatra aktive zjarri vazhdon të ketë edhe në pyjet e Kukësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›