Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë ende të parregulluara

Prishtinë, 16 gusht – Organet komunale të Prishtinës dhe shoqatat e dala nga lufta i kanë përafruar qëndrimet për rregullimin e varrezave të dëshmorëve të kombit në Lagjen e Muhaxhirëve në kryeqytet. Këtë fakt e ka bërë të ditur, të dielën, kryetari i degës së Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në nivel të Komunës, Naser Pacolli. Sipas tij, ai dhe anëtarët e tjerë të një komisioni që përfaqësojnë shoqatat e dala të luftës, ka disa kohë që janë duke bërë biseda me zyrtarët e Komunës dhe se janë krejt afër që problemi të gjejë zgjidhje, siç është shprehur ai, “brenda një muaji e gjysmë”, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
“Gjatë takimeve me kreun e Komunës kemi rënë në ujdi që Drejtoria e Urbanizimit ta bëjë projektin dhe pastaj bashkërisht të vendosim për realizimin e tij”, ka theksuar Pacolli.
Përkitazi me problemet e deritanishme që e kanë shtyrë rregullimin e projektit të varrezave të dëshmorëve, duke i lënë këto varreza sikur të ishin të zakonshme, Pacolli nuk ka dashur të komentojë shumë, por ka theksuar se janë në pritje të Ligjit për Vlerat e Luftës.
“Mezi po presim që të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës. Jemi të sigurt se në të do të zgjidhet edhe statusi i dëshmorëve dhe i luftëtarëve të lirisë”, ka theksuar ai.
Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë mbase janë të vetmet në Kosovë në të cilat nuk është punuar asgjë.
Arsyeje kryesore e mosndërhyrjes së Komunës deri tashti, sipas zëdhënësit të kësaj të fundit, Muhamet Gashi, është se “shoqatat e dala nga lufta i kanë pasur disa mosmarrëveshje”.
“Komuna ka kohë që i ka ndarë mjetet nga buxheti komunal, ka qenë e gatshme ta bëjë edhe projektin dhe ta kryejë punën, mirëpo shoqatat e dala nga lufta i kanë pasur disa mosmarrëveshje, duke e shtyrë rregullimin e varrezave të dëshmorëve”, ka theksuar Gashi.
Burime të gazetës tregojnë se problemi ka qenë në atë se në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, pos luftëtarëve të vrarë në luftë që trajtohen vërtet si dëshmorë të luftës, ka edhe persona që kanë luftuar gjatë luftës, por që kanë vdekur në forma të ndryshme pas luftës dhe janë varrosur në varrezat e dëshmorëve.
“Nuk është fjalë për dëshmorë dhe jodëshmorë”, ka thënë një veteran i luftës së UçK-së, pa dashur t’i përmendej emri. Por, sipas tij, “për dëshmorë të luftës dhe luftëtarë të lirisë”. Ai ka shtuar se Komuna e Prishtinës tashmë ua ka hedhur topin në dorë shoqatave të dala nga lufta, por këta të fundit janë duke e mbajtur ende atë dhe nuk po mund ta heqin.
“çështja e dëshmorëve dhe e luftëtarëve të lirisë do të duhej të zgjidhej me ligj, që të mos paraqiteshin pengesa të natyrës çfarë janë paraqitur”, ka theksuar ai, pa qenë i sigurt se projektligji në procedurë është duke zgjedhur diçka në këtë plan.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës në nivel Kosove, Fatmir Shurdhaj, ndërkaq ka thënë se me rregullimin e varrezave të dëshmorëve të kombit duhet të merret secila komunë veç e veç, në bashkëpunim me shoqatat e dala të luftës.
“Për këtë jemi marrë vesh edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një takimi që kishim e që OVL-në e kryesonte kryetari Muharrem Xhemajli”, ka theksuar Shurdhaj.
KK i Prishtinës më shumë se para një viti kishte nënshkruar një kontratë me kompaninë “Proing” për rregullimin e varrezave të dëshmorëve. Për këtë kishte ndarë 33.676 mijë euro, mirëpo as pas kësaj në varreza nuk është punuar asgjë.
Drejtuesi i Degës së SHFD-së, në Prishtinë, Pacolli, ka thënë se në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë janë të varrosur 27 dëshmorë, derisa 12 persona të tjerë kanë qenë luftëtarë, por që nuk kanë rënë në beteja. Për këta të fundit ka thënë se kanë vdekur në forma të ndryshme pas përfundimit të luftës.