Komuna e Prishtinës cakton afatin e rrënimit të “Vëllazërim-bashkimit”

Prishtinë, 16 gusht – Komuna e Prishtinës tashmë e ka bërë të ditur edhe afatin kur pritet që të rrënojë simbolin kontrovers në qendër të kryeqytetit, trekëndëshin, të njohur ndryshe edhe si përmendorja “Vëllazërim– bashkim”, shkruan sot Koha Ditore.
“Komuna ka konsultuar procedurat e fillimit të punimeve në rregullimin e sheshit ‘Adem Jashari’ dhe me nismën e punëve pritet që të rrënohet ‘Trekëndëshi’, krejt kjo pritet të bëhet diku deri në dhjetor të këtij viti ose më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, kanë thënë burimet e gazetës brenda Komunës së Prishtinës, të cilat kanë pranuar të flasin në kushte anonimiteti. Planifikimin e rrënimit të “Trekëndëshit” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.
“Aty do të fillojnë punët në rregullimin e një nënkalimi, si edhe parkingu nëntokësor. Fillimi i këtyre punëve nënkupton edhe largimin e objekteve ekzistuese mbi tokë, të cilat janë pengesë. Modeli i punës do të jepet me koncesion ose nëse kjo formë nuk paraqitet e suksesshme, atëherë komuna do të shikojë alternativa të tjera të realizimit të planeve për atë pjesë të kryeqytetit”, ka thënë zëdhënësi Gashi.
Sipas tij, në vendin ku tani qëndron “Trekëndëshi”, Komuna ka paraparë rregullimin e hapësirës në përputhje me normat e një sheshi. “Në vend të “Trekëndëshit” do të krijohet sheshi “Adem Jashari”, i cili do të lidhet me sheshet “Ibrahim Rugova”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, ka potencuar Gashi.
Ndryshe, disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, thonë se Komuna e Prishtinës ka pasur për qëllim qysh moti të rrënojë “Trekëndëshin”, por u është frikësuar implikimeve politike. “Komuna deri tani e ka mbajtur të fshehur një pretendim të tillë për të rrënuar “Trekëndëshin”, ngase iu ka frikësuar implikimeve politike që mund të vijnë nga qarqet e ndryshme të vendimmarrjes”, ka thënë Besnik Vllasaliu nga OJQ-ja “Qendra për avokim dhe qeverisje lokale”. Lidhur me këtë, Arbër Gashi, këshilltar politik i kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, ka pohuar që është paradoksale të aludohet që një çështje teknike të shndërrohet në politike. “Pse do të duhet që dikush të shfrytëzojë një projekt teknik për ta bërë atë politik”, ka pohuar këshilltari Gashi, përderisa ka shtuar që për udhëheqësit e Komunës së Prishtinës “Trekëndëshi” nuk paraqet asnjë vlerë për të cilën do të duhej të ruhej. “Ai monument nuk paraqet as vlerë kulturore, as politike, as historike dhe si i tillë duhet vlerësuar si monument i tejkaluar dhe pa përmbajtje kohore”, ka potencuar këshilltari Gashi, teksa nuk ka dashur të komentojë vendimin e komunës për rrënimin e “Trekëndëshit”. “Kjo paraqet një çështje teknike, e cila nuk duhet komentuar nga instancat politike, hapësira ku aktualisht qëndron “Trekëndëshi” është paraparë të ndërtohet në përputhje me planin rregullues të komunës dhe me atë plan në hapësirën e “Trekëndëshit” është paraparë të ndërtohet diçka tjetër ndryshe nga konfiguracioni i tanishëm”, ka theksuar Arbër Gashi, këshilltar politik i kryetarit të Komunës Isa Mustafa. Nga ana tjetër Agron Demi, nga organizata GAP, i ka dhënë mbështetje qëndrimit të Komunës së Prishtinës për rrënimin e “Trekëndëshit”. Lista e monumenteve të trashëgimisë nuk e identifikon dhe nuk e përcakton “Trekëndëshin” si monument i trashëgimisë dhe nuk është përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe nuk ka një konsensus të arsyeshëm për vazhdimin e ruajtjes së këtij monumenti”, ka pohuar Demi, përderisa ka thënë se çështja e rrënimit apo jo të “Trekëndëshit” ka qenë njëra ndër pikat që është debatuar me së shumti gjatë fushatave për zgjedhjet lokale. “Hapësira ku ndodhet ky objekt, ka qenë pjesë e debateve në shumë fushata zgjedhore dhe pjesë e programeve politike, ndërsa në programin zgjedhor të kryetarit aktual të Komunës së Prishtinës, hapësira në mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit Komunal është paraparë si një nga dy hapësirat në kryeqytet për ndërtimin e një parkingu nëntokësor”, ka precizuar Agron Demi. Edhe nga komuniteti i kulturës, “Trekëndëshi” në Prishtinë është parë si monument i pavlerë dhe i tejkaluar në kohë. “Ai monument nuk paraqet asgjë të trashëgimisë sonë, ka qenë thjesht një monument i ardhur nga një ide dhe projekt politik, i cili ka përfaqësuar Jugosllavinë, krijesë kjo që është rrënuar qysh para 20 vjetëve”, ka thënë Haxhi Mehmetaj, udhëheqës i Institutit për Monumentet e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë. Sipas tij, Kosova është e fundit, e cila ndahet nga këto monumente. “Një monument i tillë nuk ka as vlerë historike, as politike dhe as etnike. Monumente të tilla që kanë simbolizuar vëllazërim-bashkimin e Jugosllavisë nuk janë ndërtuar vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet e tjera të ish-Jugosllavisë, por kanë mbetur akoma vetëm në Prishtinë”, ka pohuar Mehmetaj.
Aktori Adem Mikullovci i ka dhënë mbështetje, siç ka thënë ai të plotë idesë për rrënimin e “Trekëndëshit” në Prishtinë. “Edhe më herët është dashur të ndodhë kjo, nuk kemi pse e mbajmë një objekt i cili ka simbolizuar Jugosllavinë dhe komunizmin. Të gjithë duhet ta mbështesim një ide dhe nismë të tillë”, është shprehur Mikullovci. Sipas tij, “Trekëndëshi” nuk simbolizon asgjë vendëse. “Ai objekt nuk paraqet ndonjë vlerë lokale, me shumë është ngritur për qëllime politike dhe propagandistike, politikë ajo që na ka diskriminuar dhe shtypur për vite të tëra”, ka thënë Mikullovci, teksa ka nxjerrë një paralele në mes “Trekëndëshit” dhe ish-hotel “Unionit”. “Përderisa lejohet që të rrënohet dhe të digjet “Unioni”, atëherë cila do të ishte arsyeja që të mbahet edhe më tutje “Trekëndëshi”, i cili ka simbolizuar një krijesë e cila tani më nuk ekziston”, ka potencuar aktori Adem Mikullovci. Ndërkaq, publicisti Halil Matoshi, thotë se rrënimi eventual i “Trekëndëshit” është goditje përfundimtare në identitetin e Prishtinës. “Atë që dikur e bënë komunistët në emër të një qyteti të ri dhe të njeriut të ri, duke rrënuar çarshinë e Vjetër, Xhaminë e çarshisë, Kishën Katolike e shumë objekte të tjera, e njëjta logjikë është manifestuar kur është rrënuar Përmendorja shumë e realizuar për viktimat e kampit fashist të Prishtinës, (para Fakultetit të Filologjisë), pastaj me kalljen e “Unionit”, ndryshimin e fasadës së hotelit “Grand”, të Pallatit të Shtypit dhe tash mëtohet edhe rrënimi i përmendores që njihet si “Trekëndëshi”, që është pjesë e identitetit të Prishtinës”, është shprehur publicisti Matoshi. Sipas tij, domethënia e “Trekëndëshit” asnjëherë nuk është saktësuar, por interpretimet mund të jenë prej më të ndryshmeve. “Kjo përmendore është moderne, ajo nuk ka emër, as nuk madhëron regjime ose shtete, ajo është formë e pastër artistike. Mund të ketë shumësi interpretimesh për tre rremat, por e para që të bie ndërmend është interpretimi biblik i trinitetit (ati, biri dhe shpirti i shenjtë), sikur edhe i trinitetit filozofik: themelimi-ndërtimi-banimi. Mirëpo përmendoret trerremëshe gjithkund në Evropë janë të motivuara nga tri parimet dhe trekolorëshi i Revolucionit Francez, Egalite, fronterite, liberte”, thotë Matoshi dhe s’ka lidhje me komunizmin as me regjimin jugosllav. Ndërsa, shkrimtari Vehap Shita thotë se në parim është kundër çdo shkatërrimi të monumenteve, por kur është fjala për “Trekëndëshin” thotë se një objekt i tillë nuk e ka vendin ku aktualisht qëndron. “Në kohën kur është ndërtuar ai objekt, një grup intelektualësh të prirë nga Hivzi Sylejmani, ka nënshkruar një letër përmes së cilës kërkohej që “Trekëndëshi” të mos ndërtohej në vendin ku është paraparë”, ka thënë shkrimtari Vehap Shita. Sipas tij, rrënimi i “Trekëndëshit” nuk paraqet asnjë dëm. “Nuk është dëm nëse një objekt i tillë rrënohet, madje edhe para viteve të 90-ta, por edhe në kohen e tanishme, “Trekëndëshi” ka bërë përgjysmimin dhe shëmtimin e Prishtinës, ngase ka shkëputur lidhjen direket në mes lagjes “Arbëria” dhe parkut Gërmia”, ka pohuar Shita, teksa ka potencuar që përmbajtja e atij objekti është artificiale. “Objekti në fjalë nuk paraqet ndonjë rëndësi në aspektin përmbajtjesor. Si objekt më shumë është imponuar dhe paraqet diçka artificiale”, ka thënë Vehap Shita.
“Trekëndëshi” nuk është në mesin e 22 objekteve, cilat janë të evidentuara dhe të mbrojtura si monumente të trashëgimisë kulturore në regjion të Prishtinës. Objektet e mbrojtura janë: Xhamia e Mbretit, Xhamia e çarshisë, Xhamia e Jashar pashës, ikona e Kishës së Shën Nikollës, dy ndërtesat e arqipeshkvisë, Sahat Kulla, Shatërvani, Varret e hebrenjve, Hamami i Prishtinës, lokaliteti arkeologjik te ‘Tjerrtorja’, lokaliteti arkeologjik “Ulpiana” objekti i Muzeut të Kosovës, shtëpi banimi në rrugën e UçK-së, kompleksi i Eminxhikut, biblioteka “Hivzi Sylejmani”, shtëpia e Hynelerëve, shtëpi banimi në rrugën “Nazim Gafurri”, si edhe vendi i gjetjeve arkeologjike në Keqekollë.