Varrezat greke, një pazar i mirë për ata që duan viza
Një varrezë për ushtarët grekë
në fshat shihet si një mundësi
për të pasur më shumë liri
lëvizjeje drejt Greqisë nga banorët
e fshatit Çiflig të Korçës. Banorët e
këtij fshati thonë se kanë qenë që
në fillim në dijeni të faktit se një
qimitir për ushtarët grekë do të
vendoset në vendin ku po ndërtohet
Manastiri i Shën Anastasit. Në
një territor me një sipërfaqe prej
5000 metrash katrorë, brenda
mureve të kësaj kishe do të ketë
hapësira të veçanta, ku do të vendosen
kutitë me eshtrat e ushtarëve,
të cilët do të grumbullohen
nga i gjithë Qarku i Korçës. Banorët,
të cilët kanë rënë dakord për ngritjen
e manastirit, kanë vënë në
dispozicion edhe sipërfaqe toke
për ndërtimin e tij. Ata thonë se
kanë qenë në dijeni të faktit se aty
do të ketë një varrezë për ushtarët
grekë. Të gjithë e pranojnë hapjen
e kishës si komunitet ortodoks, që
ka dhënë në fillim pëlqimin për ngritjen
e tij, por, nga ana tjetër, edhe
për të pasur marrëdhënie të mira
me palën greke. Sipas tyre, ky akord
do të bëjë që fshatarët e Çifligut
të përfitojnë nga lehtësitë për pajisjen
me viza greke. Duke qenë se
një pjesë e madhe e banorëve kanë
të afërm në emigracion, ata mendojnë
se hapja e një qimitiri për
ushtarët grekë brenda kishës së fshatit
është një gjë pozitive, që do
t‘i ndihmojë për të lëvizur më lirshëm.
Ata sjellin si shembull rastin
e fshatit Polenë, ku hapja e një kishe
greke disa vite më parë ka bërë që
banorët të jenë më të privilegjuar
për vizat. Këtë e pohon edhe prifti
i fshatit. At Kristaqi thotë se fshati
kërkon në fakt edhe këtë aspekt,
pasi kanë të afërm në emigracion.
Sipas priftit, nuk është kisha ajo që
jep viza. "Por mentaliteti i zonës
është i tillë", thotë ai. Nga ana e tyre,
shumë banorë të Çifligut tregojnë
se i gjithë fshati e pranon
prezencën e një varreze për grekët.
"Fakti është që në Korçë ka varre të
ushtarëve francezë. Atëherë pse të
mos ketë edhe për ushtarët grekë.
Nuk ka asgjë të keqe", thotë një 60-
vjeçar. Eshtrat e ushtarëve grekë të
rënë gjatë viteve 1941-1942 gjatë
shtrirjes së luftës italo-greke, të
shpërndara në krejt territorin e
zonës juglindore, do të sillen te kjo
kishë. Një nga gratë e fshatit, M.
Kita, tregon se në kishë janë bërë
gati vendet për vendosjen e eshtrave.
Gruaja e moshuar tregon se
ka dhënë si kontribut për kishën
tokën e saj. Por ka edhe nga ata që
e shohin këtë qimitir si interes të
palës greke.
në fshat shihet si një mundësi
për të pasur më shumë liri
lëvizjeje drejt Greqisë nga banorët
e fshatit Çiflig të Korçës. Banorët e
këtij fshati thonë se kanë qenë që
në fillim në dijeni të faktit se një
qimitir për ushtarët grekë do të
vendoset në vendin ku po ndërtohet
Manastiri i Shën Anastasit. Në
një territor me një sipërfaqe prej
5000 metrash katrorë, brenda
mureve të kësaj kishe do të ketë
hapësira të veçanta, ku do të vendosen
kutitë me eshtrat e ushtarëve,
të cilët do të grumbullohen
nga i gjithë Qarku i Korçës. Banorët,
të cilët kanë rënë dakord për ngritjen
e manastirit, kanë vënë në
dispozicion edhe sipërfaqe toke
për ndërtimin e tij. Ata thonë se
kanë qenë në dijeni të faktit se aty
do të ketë një varrezë për ushtarët
grekë. Të gjithë e pranojnë hapjen
e kishës si komunitet ortodoks, që
ka dhënë në fillim pëlqimin për ngritjen
e tij, por, nga ana tjetër, edhe
për të pasur marrëdhënie të mira
me palën greke. Sipas tyre, ky akord
do të bëjë që fshatarët e Çifligut
të përfitojnë nga lehtësitë për pajisjen
me viza greke. Duke qenë se
një pjesë e madhe e banorëve kanë
të afërm në emigracion, ata mendojnë
se hapja e një qimitiri për
ushtarët grekë brenda kishës së fshatit
është një gjë pozitive, që do
t‘i ndihmojë për të lëvizur më lirshëm.
Ata sjellin si shembull rastin
e fshatit Polenë, ku hapja e një kishe
greke disa vite më parë ka bërë që
banorët të jenë më të privilegjuar
për vizat. Këtë e pohon edhe prifti
i fshatit. At Kristaqi thotë se fshati
kërkon në fakt edhe këtë aspekt,
pasi kanë të afërm në emigracion.
Sipas priftit, nuk është kisha ajo që
jep viza. "Por mentaliteti i zonës
është i tillë", thotë ai. Nga ana e tyre,
shumë banorë të Çifligut tregojnë
se i gjithë fshati e pranon
prezencën e një varreze për grekët.
"Fakti është që në Korçë ka varre të
ushtarëve francezë. Atëherë pse të
mos ketë edhe për ushtarët grekë.
Nuk ka asgjë të keqe", thotë një 60-
vjeçar. Eshtrat e ushtarëve grekë të
rënë gjatë viteve 1941-1942 gjatë
shtrirjes së luftës italo-greke, të
shpërndara në krejt territorin e
zonës juglindore, do të sillen te kjo
kishë. Një nga gratë e fshatit, M.
Kita, tregon se në kishë janë bërë
gati vendet për vendosjen e eshtrave.
Gruaja e moshuar tregon se
ka dhënë si kontribut për kishën
tokën e saj. Por ka edhe nga ata që
e shohin këtë qimitir si interes të
palës greke.