E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrezat murale, qytetarët pro idesë së Bashkisë

Projekt ideja e bashkisë së Tiranës për varrezat murale do të filloj me varrezat e vjetra prej disa dekadash. Po çfarë mendojnë qytetarët, janë dakort apo jo për varrezat murale për familjarët e tyre që kanë ndërruar jetë?

"Për ne është më mirë që të bëhen varreza murale. Kjo do të bënte që të afërmit tanë të ishin në një varrë dhe do të zgjidhte çështjen e vendeve që ne po na mundon shumë. Përveç kësaj ne nuk po durojmë dot ndotjen në varrezat, shihini çfarë po bëhet" thekson një prej qytetarëve.
 

Edhe qytetarët kanë qëndrime të ndryshme nëse duhen apo jo varreza murale. Një pjesë e tyre thonë se nuk e njohin siç duhet këtë praktikë varrimi por kanë parë ne vendet fqinjë, e sa për varret në Sharrë janë të detyruar të ndjekin këtë praktike për shkak të mungesës së vendeve.

Shembulli i parë i kërtij projetit do jenë varrezat e ushtarakëve italianë për të cilën Bashkia e Tiranës dhe ambasada italiane kanë rënë dakort që varrezat e tyre të jenë murale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›