E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrimi i Erbakanit apokaliptik


Post mortem

Pas nje mjekimi te pasuksesshem ish-kryeministri turk Nexhmedin Erbakan vdiq paraditen e dates 27 shkurt sipas deklarates zyrtare mjekesore nga nje inflamacion i arterieve koronare dhe insuficience kardiovaskulare.

Vdekja e Erbakanit shkaktoi nje refleks te papritur ne mbare opinionin publik turk dhe te huaj. Pa perjashtim te gjithe figurat e shquara te politikes turke perkrahes dhe kundershtare te tij bene deklarata ku e ngriten lart sherbimin dhe figuren e Erbakanit.

Vecanerisht deklarata e shefit te shtabit te pergjithshem terhoqi vemendjen per sinqeritetin e thelle ne te cilin mund te thuhet se ndjehej nje fare kerkim ndjese. Kurse deklarata e ish shokut te tij te klases dhe kundershtarit politik me te paskrupullt Sulejman Demirelit pikerisht per shprehjet e tepruara te miqesise dhe te superlativave te linte nje shije te tharte.

Ceremonia funerale u zhvillua dje me 1 mars ne xhamine Fatih te Stambollit. Sipas shprehjes se komentatoreve direkte dyndja e te pranishmeve ishte sipas termit arabisht te turqishtes elitare mahsher apokaliptike Namazin funeral e drejtoi kryetari i Departamentit te Fese i cili nje pjese te fjales e beri arabisht si dhe citoi nga Kurani. Citimi me interesant ishte ai i postulatit Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiune Pa dyshim ne te Allahut jemi dhe pa dyshim te Ai do te kthehemi

Pastaj e mori fjalen i biri i Erbakanit Fatihu i cili ne biseden e tij te shkurter theksoi ate qe mund ta quajme vijen ideologjike dhe politike te Botekuptimit Kombetar. Ai e mbylli keshtu ...ai na mesoi se muslimanlleku nuk eshte vetem namaz agjerim apo vajtje ne haxh por krahas ketyre dhe esencialisht lufte ne rrugen e drejte per triumfin e te vertetes ne te gjithe boten. Esselamu alejkum Paqja qofte mbi ju

Cili ishte Nexhmedin Erbakan

Lindi me 29 tetor 1926 ne Sinop dhe vdiq me 27 shkurt 2011 ne Ankara.
Inxhinier mekanik motoresh dhe makinash akademik dhe politikan.
Ne vitin 1948 u diplomua ne Fakultetin e Makinave te Universitetit Teknik te Stambollit. Po ate vit u emerua asistent ne Katedren e Motoreve te te njejtit fakultet. Ne vitin 1951 u dergua ne Aachen Technische Hochschule te Gjermanise ku mbrojti doktoraturen. Se bashku me Prof. Dr. Schmidt i cili punonte per ushtrine gjermane kreu kerkime dhe studime te fushes se vet.

Pastaj u kthye ne atdhe ku ne vitin 1954 ne moshen 27 vjec mbrojti titullin docent ne Universitetin Teknik te Stambollit. U kthye perseri ne Gjermani per te bere kerkime e studime ne fabrikat Deutz te Gjermanise Federale ku mori detyren e kryeinxhinierit te kerkimeve dhe studimeve per modernizimin e tankut Leopard. Ne vitet 1956-1963 realizoi prodhimin e motorit te pare origjinal turk si dhe te autovetures se pare te prodhimit vendas. Me 1965 mori titullin profesor dhe me 1967 u zgjodh Sekretar i Pergjithshem i Bashkimit te Dhomave te Tregtise.

Me 1969 u zgjodh deputet i pavarur nga Konia. Me 1970 themeloi Partine e Legalitetit Kombetar Milli Nizam Partisi e cila brenda nje kohe te shkurter u mbyll nga Gjykata Kushtetuese. Me kuadrin e kesaj partie themeloi me 11 tetor 1973 Partine e Shpetimit Kombetar Milli Selamet Partisi. Ne periudhen 1974-1978 kreu detyren e zv.kryeministrit ne tri qeveri te ndryshme koalicioni. Ne kete periudhe mbrojti idene e Operacionit Qipriot.

Ai kishte si qellim pushtimin e plote te Qipros per ta detyruar palen greko-qipriote te ulej ne tavolinen e bisedimeve pa kushte ne menyre qe edhe botes tia impononte njohjen e Republikes Turke te Qipros edhe pales greko-qipriote tia impononte kufijte dhe zgjidhjet e tjera. Por partneri qeveritar i koalicionit Bulent Exhevit duke mos e lejuar kete dha urdher qe operacioni te ndalohej ne Linjen Jeshile.

Pas Grushtit te Shtetit te 12 shtatorit 1980 u mbajt per nje kohe nen vezhgim ne ishullin Uzunada kurse me 15 tetor te atij viti se bashku me 21 drejtues te Partise se Shpetimit Kombetar u arrestua me akuzen e shnderrimit te P.Sh.K. ne shoqate ilegale dhe sjelljes ne kundershtim me laicizmin. Mori pafajesine dhe u la i lire me 24 korrik 1981.

Mbeshtetur ne Kushtetuten e vitit 1982 kushtetute e imponuar me zgjedhje me fitore a la komuniste 99.99 nga ekipi i grushtit te shtetit qe pavaresisht nga retushimet ende seshte shfuqizuar iu hoq e drejta per tu marre me politike per dhjete vjet. Me 1987 ne baze te referendumit kombetar u rikthye ne politike. U be kryetar i Partise se Mireqenies Refah Partisi te themeluar me 19 korrik 1983. Ne zgjedhjet e vitit 1991 u zgjodh deputet i Konias.
Ne zgjedhjet elektorale te vitit 1995 Partia e Mireqenies fitoi 158 vende ne parlament duke u bere partia e pare. Pasi koalicioni DYP-ANAP Rruga e Drejte e Tansu ilerit dhe Memedheu i Mesut Jellmazit spati sukses Erbakani ngriti qeverine e koalicionit REFAHYOL me Rrugen e Drejte te Tansu ilerit dhe me 28 qershor 1996 mori detyren e kryeministrit. Keshtu per here te pare ne historine e Republikes Turke ne krye te politikes dhe te shtetit turk dilte nje parti dhe nje kryeminister me vije te deklaruar islamiko-nacionaliste.

Nuk ishte vetem ky shkaku i shqetesimit dhe panikut qe perfshiu qarqet ushtarako-civile laike-antiislame qe kishin pervetesuar qysh ne kohen e monizmit te Ismet Inony-it poziten e elites sunduese pavaresisht nga vullneti i popullit por edhe sukseset e shquara politiko-ekonomike te kesaj qeverie dhe personalisht te Erbakanit brenda dhe jashte vendit. Per here te pare ne historine e Turqise u realizua buxheti i ekuilibruar. Ne kete periudhe duke e hedhur veshtrimin ne Lindje ne basenin e afert tokesor dhe detar te Turqise Nexhmedin Erbakan themeloi organizaten ekonomike D-8 dhe u be lider i saj.

Gjithashtu me ane te reformave te ndryshme ekonomiko-financiare Erbakani e shpetoi Thesarin e Shtetit nga nevoja per borxh te brendshem. Ekonomia u fut ne rrugen e zhvillimit dhe rritjes. U realizuan ngritje rrogash te njepasnjeshme krahas rritjes ekonomike kurse esnafet u mbeshteten me kredi te leverdisshme. Pergjithesisht edhe ne zhvillimin e industrise Erbakani u mbeshtet ne kapitalin e Anadollit me prirje per zhvillimin e nje ekonomie nacionale te pavarur ekonomikisht dhe politikisht nga vendet e huaja sidomos ato perendimore.

Si pasoje e te gjitha ketyre zhvillimeve me 28 shkurt 1997 pas nje pergatitjeje relativisht te gjate skenaresh qe kishin per qellim diskreditimin ideologjik dhe politik te Erbakanit dhe partise se tij u krye grushti i shtetit i mbiquajtur postmodern. Ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit Kombetar Erbakani u vu ne pozite te veshtire qe e detyronte te jepte doreheqjen. Ne fakt sipas protokollit te koalicionit Erbakani duhet tia linte postin Tansu ilerit.

Erbakani dha doreheqjen dhe presidenti Sulejman Demirel duhet ta ngarkonte Tansu ilerin per te formuar qeverine e re. Por ne perputhje me konceptualitetin e vet ideologjik dhe politik Demireli beri edhe nje here te kunderten detyren e formimit te qeverise ia dha Mesut Jellmazit.

Dy-tre muaj me vone me 21 maj 1997 kryehetuesi i shtetit kerkoi nga Gjykata Kushtetuese te hapte ceshtjen per mbylljen e partise Refah Mireqenia. Partia Refah u mbyll kurse Erbakani ndaj te cilit filluan disa procese gjyqesore u denua me burgim shtepie per shkak te moshes se kaluar.

Ne vitin 2001 rryma politike e Botekuptimit Kombetar Milli Gr u nda ne dy nenrryma konservatoret qe themeluan partine Saadet Lumturia dhe novatoret qe themeluan Partine e Rimekembjes AKP qe eshte aktualisht ne pushtet.



Duhet theksuar se kuadrot qe themeluan AKP-ne ishin te gjithe ish nxenes te Erbakanit. Si te tille ata vazhdojne ta ruajne trashegimin e tyre ideologjik vetem si pozicionim politik. Si pozicionim politik ata jane djathtiste demokrate por jo islamike. Ata jane per shtetin laik nderkaq qe aktualisht feja ne Turqi jo vetem eshte e ndare nga shteti por ndodhet ne nje pozite aq te dobet sa nuk ka as pushtet spiritual sic ka krishterizmi ne boten perendimore laike.

AKP ka per synim baze qe Turqia te behet nje shtet me peshe te madhe politiko-ekonomike zonale dhe boterore dhe ne kete synim ajo ka ecur shume perpara. Turqia eshte i vetmi vend ne bote qe nuk u prek pothuajse fare nga kriza boterore e fundit gje qe e rriti akoma me shume prestigjin dhe fuqine politike te saj jo vetem ne zone por edhe ne bote.

Sipas thenies se kryeministrit Rexhep Tajjip Erdoan sot Turqia nuk i nenshtrohet rendit te dites te politikes te bere nga te tjeret por e percakton kete rend dite. Mund te thuhet se vizioni ekonomiko-politik i AKP-se vizion i cili eshte vetem ne sherbim dhe ne te mire te vendit dhe kombit parashtrohet me besnikeri dhe shume qarte ne kryevepren e ministrit te jashtem Prof. Dr. Ahmet Davutogllu Thellesi Strategjike - Pozita nderkombetare e Turqise Stratejik Derinlik-Trkiyenin Uluslararas Konumu perkthyer ne shqip nga M. Hoxha dhe botuar nga Logos-A i Shkupit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›