E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varroset dëshmitari X

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 20:02

Të shtunën në varrezat e qytetit në Prizren është varrosur Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” në rastin Kleçka.

Arkivoli me trupin e pajetë të Zogajt është sjellë në Kosovë në paraditen e sotme, ndërsa lamtumirën e fundit ia dhanë anëtarët e familjes.

Zyrtarë të policisë gjermane të enjten e kaluar kanë konfirmuar, se analizat e obduksionit të trupit të pajetë të dëshmitarit “X” tregojnë se ai ka bërë vetëvrasje, duke varë veten me litar në orët e vona të së martës së kaluar, në një park të Duisburgut.

EULEX-i ka konfirmuar vdekjen e dëshmitarit “X” në rastin Kleçka, ku deputeti Fatmir Limaj, së bashku me nëntë bashkëluftëtarë të tij, akuzohen për krime lufte, por misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë nuk kanë dhënë detaje tjera.

Deputeti Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, për krimet e supozuara me të cilat e ngarkon edhe tash Prokuroria e EULEX-it. /kp/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›