E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draskovic kërkon të vërtetën

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 21:00

Lideri i Partisë Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Draskovic ka deklaruar të shtunën se informatat për ngjarjet në Jarinje (pika doganore në Veri të Kosovës) janë të ndryshme nga ato që i janë plasuar opinionit serb.

Draskovic ka thënë se popullit serb duhet t’i thuhet e vërteta.

Draskovic ka kritikuar një takim të Këshillit për Siguri të Kuvendit të Serbisë që është mbajtur të premten duke thënë se përfaqësuesit e shërbimeve serbe të sigurisë nuk kanë thënë të vërtetën.

“Njerëzit në krye të ushtrisë dhe të policisë e kanë thënë të vërtetën në Këshill, e ajo është e tillë dhe aspak nuk ka të bëjë me atë që po i servohet popullit të Serbisë”, ka thënë Draskovic në një debat në Krushevc të Serbisë.

Ai ka thënë se aktualisht Serbia është në një udhëkryq dramatik të fatit dhe në dhjetë ditët e ardhshme, sipas tij, shteti serb me vullnetin e vet mund të kthehet në drejtim të viteve ‘90.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›