E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata në veri të Kosovës ka kaluar e qetë

Nga Express më 01 tetor 2011 në ora 12:11

Pas heqjes së një barrikade nga ana e KFOR-it në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinje, nata e kaluar në këtë pjesë të vendit tonë ka kaluar e qetë dhe pa incidente, ndërkohë që serbët e rebeluar vazhdojnë të qëndrojnë pranë barrikadave tjera të vendosura me qëllim të pengimit të qarkullimit të automjeteve të KFOR-it.

Në territorin e komunës së Leposaviqit, pas aksionit të djeshëm të pjesëtarëve të KFOR-it për zgjerimin e zonës së sigurisë dhe largimit të një barrikade në rrugën e cila çon drejt pikës kufitare 1, serbët e rebeluar kanë vendosur barrikadë të re.

Vendkalimi kufitar në Jarinje, pas aksionit të rrufeshëm të KFOR-it për marrjen e barrikadës, vazhdon të mbetet i mbyllur dhe i rrethuar me tela gjembor

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›