E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrosja e Bustit të De Radës të Odhise Paskalit për 13 vjet nga Bashkia e Tiranës,1998-2011

04-09-2011 / Nga Floriana Paskali

Ështe i njohur fakti qe artisti lind femije dhe kur femija e artistit e don dhe nderon te atin, vlerëson dhe eshte i ndjeshem dhe ndaj krijimtarise se tij artistike. Po ashtu nga edukimi artistik ne familje, meson te admiroje e te kujdeset per veprat artistike te vendit, qe kane me vlera historike e kombetare.
E bera kete hyrje per t’ju bere me dije per 2 femije  artistesh qe u moren me kete veper: I pari me dokumentacionin per ta hequr, dhe i dyti qe nuk e vendosi kurre më, per 11 vjet rresht, ne hapesiren e gjelbërt qe meritonte….
Dhe tani odiseja e shtegtimit te  busti te De Rades, punuar mjeshterisht nga im atë, Odhise Paskali, “Nder i Kombit”...
Historia e heqjes së bustit të De Radës/“Qe nga viti 1997, sipas nje projekti dhe nje leje ndertimi, te dhene ne KKRT e Tiranes se saj kohe, eshte larguar nga sheshi ku qendronte qe prej vitit 1962, busti i Jeronim De Rades, veper e babait tim, Odhise Paskali, Akademik dhe “Nder i Kombit”. Sipas kerkeses se presidentit te Firmes se Ndertimit GORA sh.p.k., kjo veper artistike, do te rivendosej po aty, pasi te kryhej ndertimi, sipas projektit te sjelle prane Bashkise se Tiranes, po nga kjo firme. Me dokumentacionin e largimit te vepres artistike, bustit te Jeronim De Rades, punuar nga im ate, Odhise Paskali, eshte marre z. Rubens Shima, punonjes ne Drejtorine e Kultures, i ngarkuar per artet figurative prane kesaj Bashkie.
Qe ne fillim te heqjes se saj, e deri me sot, pas  13 vjeteve, vepra nuk dihet ku është, magazine apo bodrum, nuk eshte marre mundimi te shihet ne ç’gjendje është. Nuk mund të qe nje veper origjinale me vlera unikale ne historine e skulptures shqiptare, vendosur ne shesh qe nga viti 1962, te jete neper magazina apo bodrume, pa asnje kusht ruajtje, nderkohe qe dokumentacioni i heqjes se saj te përkohshme, behet nga nëpunësi i Bashkise se Tiranes, Rubens Shima, bir i nje artisti, i cili nuk u interesua kurrë për fatin e kësaj vepre arti…të hequr nga një firme ndërtimi.
Ne daten 08.07.2008 i kam derguar perseri nje leter Bashkise se Tiranes, Drejtorise se Promovimit te Qytetit, per te marre nje informacion si e bija e artistit, ne baze te ligjit te te drejtes se autorit, si dhe ne baze te ligjit te mirëmbajtjes se veprave te artit ne ambiente te hapura. Bashkia e Tiranes me shkresen nr.8441, date 04.09.2008 i ka drejtuar nje kerkese Firmes GORA per ta vene ne dijeni per destinacionin e vepres. si dhe veprimet e bera nga firma per rivendosjen e saj pas mbarimit te objektit ne fasaden e godines 12-katëshe, rruga “Naim Frasheri”, ne baze te shkreses se tyre... Perseri kam derguar prane Bashkise se Tiranes letren, date 15.10 2010, per bustin e Jeronim De Rades, vepër e vitit 1962, sepse nuk e di ku ka perfunduar kjo veper arti e cila eshte ne Juridiksionin e Bashkise se Tiranes ku ne baze te ligjit te te drejtes se autorit, si e bija e artistit, i rikerkoja dhe nje here: “te me jepen nje shpjegime zyrtar per fatin e zhdukjes se vepres artistike… Asnje pergjigje…deri më sot…
2 jane femijet e artistëve: 1. Rubens Shima qe përgatiti pa konsultimet profesionale te Institucioneve te Trashegimise Kulturore dhe e miratoi qe te shkoje ne bodrum…te firmes së ndertimit…bustin e De Radës… 2. Edi Rama, Kyetar Bashkie, qe nuk u interesua kurre, prej 11 vjetesh per fatin e bustit te De Rades, dhe jo më, qe te rivendosej perseri ne nje shesh publik qe meriton, megjithe lajmerimet zyrtare dhe mediatike….per bustin e De Rades….
Kam shkëputur nje fragment permbi bustin e De Rades, nga Studimet e artistit Leonardo Voci, mbi vepren e Paskalit. De Rada - 1962, bust. Pas gati rreth 40 vjet krijimtarie, Paskali i rikthehet veprave te poeteve arbereshe, si vazhde e logjikes permbledhese te tij, e vazhdimit te punes se tij te perkushtuar, fale zotit, erudicionit te tij te madh te pasqyrimit te cdo personazhi te fuqishem, te letrave te gjuhes shqipe. Me bustin e De Rades te vendosur fillimisht ne nje shesh qendror te Tiranes e me pas ne Sicili, se bashku me ate te Zef Serembes (1973) Paskali krijoi 2 buste te mrekullueshëm ne perkujtin te  dy poeteve me te fuqishem arbereshe. I studiuar dhe i edukuar ne shkollat italiane, i ndikuar nga kultura italiane e inspiruar nga vargjet e kengeve te Milosaos dhe shpirti i bute, melankolik me nota e ngjyra te embla atdhedashurie per jeten e veshtire e plot vuajtje te De Rades qe Paskali shpesh here e simbolizonte ne thenien e tij te mençur per shembullin e nje artisti te madh me shpirt te gjere e fisnik, “qe vdiq, me nje cironke ne xhep”. Me ka ngushelluar ne te, pikellimi i njerëzishëm, qe shprehet ne vepren e skalitur nga Paskali me nje mjeshteri te rralle. Tek busti i De Rades, me boten e pasur shpirterore e poetit, Paskali sikur skalit vehten e tij, bukurine e shpirtit te tij, derdh talentin e tij, ne kete  veper, ku permbajtja e krijuesit, shkrihet ne teresine e vepres, materializohet me personazhin, ku bota e poetit pushon ne miresine e harmonise. Tek De Rada i Paskalit, nuk shoh vetem poetin ne mergim, te dhimbsur e nostalgjik, te vuajtur shpirterisht e materialisht, te mplakur e te urte, te mencur, e te terhequr ne fatin e paracaktuar, por edhe vepren e tij te shprehur ne mijra vargje duke i kenduar dashurise, bukurise se vendit te tij, trimerise se kohrave te Skenderbeut, beses se dhene, per ruajtjen e gjuhes, te zakoneve sipas  rregullave te jetes se nje komunitetit te tere, dhe e gjitha kjo tabllo e vizatuar ne mendjen e Paskalit, gdhendet ne vepren e De Rades. E gjithe kjo ngarkese psikologjike, emocionale, e shpirterore derdhet ne kete veper te mirefillte arti, ne kete kryeveper te skulptures shqiptare, qe flet shqip, arberisht. Ne tërësinë e poeteve te gdhendur nga Paskali, De Rada, eshte nje kryeveper e arritjes krijuese te tij, me vlera te padiskutueshme artistike, me shprehjen e thelle te botes njerëzore te këtij poeti, me nota te forta nostalgjie, me mendim filozofik e estetik te vargjeve te krejt veprave te tija.
Paskali na jep te gjalle De Raden, si misherim te bukurise se vargjeve, te shpirtit e te frymes arbereshe. Nuk mund te gjesh ne tere skulptoret e tjere, ku te jepet njeriu dhe mergimtari qindra vjecar, i ndare nga dheu i tokes meme, qe ka pranuar fatin e zhvendosjes e te mos harreses te kultures, gjuhes, dokeve e zakoneve te te pareve te tij.
E gjithe kjo bote nostalgjike, e gjithe kjo tabllo, jepet ne nje portret bust, ku De Rada me syte e mallengjyer, fytyren e rrudhosur nga plakja, me mjekrene thinjur,  ku shprehet mendimi i ndritur, dashuria pertej detit Adriatik, per kete gjuhe, per kete toke, me mjeshteri te larte, a thua se njesohet poeti, fati, historia, me vargun, me jeten, me shpirtin, me vuajtjen, me mallengjimin, me deshiren, me dashurine, me bukurine e plakjes dhe qenien Njeri…. Me eshte krijuar bindja se tek disa vepra te Paskalit, te skalitura dhe te derdhura pergjate viteve te ndryshme ne distance kohore, jo vetem qe ruhet kontiniuteti e ngjashmeria e forces krijuese si tek “I Urituri” - deri tek De Rada, por kembengulja kerkuese e botes te karaktereve konvergon ne vete Paskalin artist si njeri, si erudit, si filozof, si analizues i durueshem, si skulptor i perkushtuar, si psikolog i admirueshem, si poet i respektuar, si krijues i padiskutueshem origjinal, me stil krejt te veçantë. Mirëpo qe te arrish ketu, eshte jo vetem pune, krijim, fantazi, perkushtim, dashuri, por dhe kerkim, vertetesi, gjykim, gjakftohtesi, guxim, mprehtesi. Paskali i ka te gjitha cka duhet te kete nje krijues i zoti, nje skulptor gjenial, nje artist i madh, ku veprat e tij te shumta flasin vete,  krijimet e tij jane ekspresive, te verteta, e i mirefillte studimi. Per cdo krijues te ri qe ka pasion skulpturen, Paskali eshte shembulli me i mire i krijuesit, i artistit, i gjeniut, i skulptorit, i mjeshtrit, i shqiptarizmes.
Paskali eshte dhe mbetet simboli i skulptures 100 % shqiptare. Si portretin e De Rades  ashtu me vone dhe ate te Zef Serembes, ajo qe i bashkon eshte nostalgjia per Shqiperine, per bukurite e Morese dhe dashurine e nje populli per gjuhen, kulturen, historine, doket, zakonet, per te paret, te kaluarat e lavdise se Skenderbeut, per trimerite e arberesheve. Psherëtima, vuajtja ne vetvehte, kujtimet e gjata te trasheguara, jeta qe vazhdon, fatet e njerezve, ruajtja ne senduke te arta e te argjenda te kostumeve, te mendimeve, te te  kenduarit me pasion, thurja e vargjeve te kenges “O e bukura more” me nostalgji, me dashuri te permalluar,  e te vendosura mbi dallget e valet e detit, qe lekundeshin bashke me ndjenjat e poeteve, Paskali i skalit aq ndjeshem, aq embel, aq kendshem, aq lehte te prek ne mendje e zemer. Ai çukit me dalten e tij ne kujtese e ne histori, duke na  ofruar neve, shpirtin arberesh, duke degjuar me kujdes cdo puls te kesaj tragjedie, te kesaj ikjeje, te kesaj dhembshurie, te kesaj dashurie te perhershme. Kjo plage e pasheruar, qe eshte mergimi shqiptar, skalitet fort ne bustin e De Rades, e me vone ne ate te Zef Serembes, dy figura keto, si thirrje kujtese, si kujtim i bukur nostalgjik qe iken e s’kthehet me, si dicka qe s’behet si dikur, more-moreja iken e merr  mbi dete  kujtimin per te bukuren Arbëri…. Tek Busti i De Rades, Paskali, skalit fisnikerine e nje xhentelmeni, perkushtimin e nje dashnori te artit, te nje poeti qe meshiron deshiren e ameshuar te poetit, te bukurise hyjnore ,te dashurive te paperfunduara, qe do te mbeten ne vargje te shkruara, ne nota muzike, ne ngjyra pikture, ne skulptura te gdhendura….dhe Paskali  shpreh gjithe respektin e tij, bashkon me fuqinë krijuese e magjine depertuese… Ai nderton karakterin burreror, fisnik e te paepur, bukurine e shpirtit te nje burri. Askush nuk e gdhend me bukur e me nota prekese sesa Paskali kete veper. Tek busti i De Rades, e me vone tek ai i Zef Serembes, tek keto dy vepra, te dy arbresheve,  shoh gjithe burrat arbreshe, gjithe nostalgjine  djaloshare 500 vjecare, ne ikje pa kthim, pertej Adriatikut,  me mandolina e kitara ne duar, e me vargjet e zemres, qe vajtojne atdheun e lene prapa, ne melankoli, e duke u kenduar  vashave dhe bukurise shqiptare kenget me te bukura si: O more-moreja…te hedhura mbi valet e dallget e detit, e te ndjekura nga rrahjet e zemrave te zhuritura te burrave arbereshë. Bashkesia e tyre, me vargjet e De Rades e te Serembes, formojne kete kor te bashkuar te zerave, qe e degjojme me kenaqsi, sikunder, kur shikoj portretet e gdhendura nga Paskali, padashur je bere pjese  e kesaj historie te trishtueshme. Per ta plotesuar kete histori arbëreshe 500-vjeçare me vendosjen e bustit te Skenderbeut ne Kalabri, Paskali permbyll nje cikel te puneve te tij ne menyre dinjitoze, koncize, fine, duke nderthurur historine me artin, faktet me fatin, nostalgjine me realitetin, atdheun me mergimtarin, dashurine me kujtesen, vuajtjen me respektin, Shqiperine me Italine, ikjen me mikpritjen….arbëreshet me Arberine, te kaluaren me te tashmen, skulpturen me poezine…”.
Me poshte po citoj Esse-ne nr.515 te babait tim, Odhise Paskali: “Arti ka luajtur ne histori rolin e diagramit te qytetërimit. Çdo artist eshte nje pishtar i pashueshem qe kontribuon sado pak ne driten e shkelqimit te atdheut e te njerezimit. Jo profesion, po mision i vertete eshte ai i artistit. Dhe sa me shume te ndergjegjshem te rolit te tij, aq me modes do ta ndjeje veten artisti i vertete.Te gjithe periudhat e ndritura artistike, kane qene perbere nga plejada artistesh te medhenje e te vegjel bashkekohes...”.
Per sa me siper mbi zhdukjen e bustit te De Rades, kete veper te ndritur te babait tim, Odhise Paskali, i bëj kërkesë: Kryetarit te ri te Bashkise Tirane z. Lulzim Basha qe te azhornoje organet kompetente per gjetjen, per gjendjen, e per vendodhjen e bustit te De Rades, si dhe rivendosjen e saj, ne nje shesh prestigjioz te Tiranes, bust ky qe eshte ne juridiksionin, ruajtjen, e mbrojtjen e kesaj Bashkie.
Shpresoj me eren e re qe do te fryje per kryeqytetin tone, ne Bashkine e Tiranes, e te rivendikohet demi dhe gabimi i rende i paraardhesit te tij, aspak dashamires, ndaj skulpturave ne sheshet e hapura te Tiranes. Shpresoj! Jemi i vetmi kryeqytet ne Europe perpos Prishtines, qe ka aq pak vepra arti, skulptura, ne ambiente te hapura publike. Vendosja e çdo skulpture ne ambient te hapur e qytetëron dhe fisnikeron vendin dhe qytetaret e tij. Heqja e vepres artistike ne ambient publik, kur emri eshte De Rada dhe autori Odhise Paskali, atehere nuk eshte gabim, apo faj, por eshte nivel u ulet qytetarie.
E ndjej si detyre qytetarie dhe patriotike dhe e quaj per nder qe te jem guardiane e  veprave te artit me vlere kombetare, historike, dhe artistike, dhe aq me teper ndjehem krenare, kur keto vepra, jane te gdhendura mjeshterisht e mbajne vulen  babait tim te nderuar, Odhise Paskali, “Nderit te Kombit”. Une e bija e artistit i  bej thirrje te gjithe artisteve te tjere, ne emer te artit dhe te qytetarise qe te behemi barrikade, ndaj çdo lloj akti vandal, te heqjes se cdo vepre artistike, arkeologjihje ne gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›