E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, grekët nuk njohin certifikatat pa “kombësi”

Formati i ri i certifikatave ka ngjallur reagimin e e qytetarëve të zonës së minoritetit, të cilët kanë refuzuar të pranojnë një certifikatë ku nuk shënohet kombësia.

Ndërkohë, Konsullata greke në Gjirokastër nuk ka pranuar asnjë lloj aplikimi nga qytetarët që paraqisnin certifikata në të cilat nuk jepej kombësia.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i organizatës OMONIA, e cila një ditë më parë e cilësoi këtë çështje si tendencioze.  Sipas saj, heqja e kombësisë është shkelje e hapur e të drejtave të minoritetit.

Një nga banoret e kthyera ditën e sotme tregoi për "Gazetën Shqiptare" veprimin e padrejtë të konsullatës. /Start/

                                                                                             2011-05-28 09:20
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›