Varshavë, kopshti zoologjik me shpellarë
VARSHAVE-Kopshti zoologjik i Varshavës po mirëpret një specie e cila shihet rrallëherë në kafaz, një qenie njerëzore. Aktorë që interpretojnë rolin e njerëzve të shpellave si pjesë e një ekspozite. Çifti jeton disa orë në ditë sipas stilit të paraardhësve tanë gjatë një aktivitet promovues në formë shfaqje teatrale. Vizitorët që vijnë për të parë majmunët që hasen zakonisht në këtë seksion të kopshtit zoologjik nuk e fshehin dot habinë kur përballen me njerëz si ta të futur në kafaz. "Bota është shumë e vogël ndaj ne ndjehemi të sigurtë pas këtyre hekurave. Ata që ndodhen nga ana tjetër reagojnë në mënyra të ndryshme, duke u habitur, duke u frikësuar apo thjesht duke u ç’orientuar" tha Zbignieë Zych, një aktor që interpreton rolin e një njeriu të Neandertalit.
Drejtori i kopshtit zoologjik të Varshavës Andrzej Kruszevicz tha se kjo ide kishte karakter jo thjesht reklamues. "Ne dëshironim të promovonim idenë se nuk kemi ecur shumë përpara nga koha kur ngjasonim me kafshët. Ne jemi më pranë kafshëve nga sa mendojmë" tha Kruszevicz.
Disa vizitorë u zbavitën ndërsa disa të tjerë u tronditën nga pamja e njerëzve pas hekurave. "Ajo ka qëndruar pesë minuta pa lëvizur nga vendi. Nuk ka bërë asnjë lëvizje. Kjo është diçka vërtet tronditëse për mua" tha Julia Pikon.
(pergatiti Sokol Topi/d.b/BalkanWeb)
Njerëzit do të qëndrojnë në kafaz deri të dielën e ardhshme.