E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasil Bollano denoncon: Censusi, i fabrikuar, do bëjmë regjistrimet tona

Share

Në ditën e përfundimit zyrtarisht të procesit të regjistrimit, kreu i organizatës Omonia, Vasil Bollano, në një konferencë për shtyp denoncon procesin duke e quajtur atë proces i parapërgatitur dhe i fabrikuar, i cili në vend që të zgjidhë problemet që duhet të zgjidhë i ndërlokon më keq. Ne, ka vijuar Bollano, cilësojmë se dhe periudha që u krye ky proces vërteton problemet që kanë qenë diktuar nga ne gjatë procesit. Omonia, tha Bollano, si organizatë përfaqësuese e minoritetit etnik grek do të përshkallëzojë të gjithë kërkesën për këtë proces, i cili nuk ishte as në cilësinë e duhur dhe as me transparencën e duhur. Në parim, ne jemi angazhuar përpara komunitetit grek, por edhe para opinionit ndërkombëtar se do të bëjmë studimet e duhura për të përgatitur një regjistrim të gjithë komunitetit etnik grek në Shqipëri, ka përfunduar Vasil Bollano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›