Daniel Korski: Libia? Është si Shqipëria
Tani nis pjesa e vështirë për Libinë. Kështu shkruan britanikja The Independent. Pas vdekjes së Gadafit, kur ende nuk janë shuar zërat se kush qëlloi mbi diktatorin, kanë nisur analizat se çdo të ndodhë me Libinë tani. Një analist thotë për CNN se vendi mund të bëhet një demokraci moderne ose mund të kthehet në një Irak të dytë, në një vend që zhytet në kaos e luftë civile. Por të tjerë mendojnë se gjërat nuk janë kaq të thella. Daniel Korski, drejtuesi i programit për Lindjen e Mesme në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë për Guardian: Aty ka ndasi, por nuk janë dhe aq të rrënjosura si në vende të tjerë. Ato nuk janë dhe shumë të spikatura politikisht. Nuk kemi pasur gjenerata gjakderdhje, që e kemi parë diku tjetër. Është më shumë Shqipëri sesa Bosnje.
Kurse zvicerania 20 Minuta shton: Tamam, si Shqipëria, vetëm se një Shqipëri e pasur.