Familjarët e Gërdecit letër Topit: Tragjedia po vazhdon
TIRANE- Shoqata e familjarëve të Gërdecit ka reaguar pas vetëhelmimit të Kujtim Osmanit, babai i njërës prej viktimave të Gërdecit. Me anë të një letre drejtuar kreut të shtetit, të gjitha institucioneve të drejtësisë, prokurosisë, ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale, madje edhe mediave, kjo shoqatë fajëson drejtpërdrejt shtetin për mungesën e vëmendjes ndaj viktimave të Gërdecit.
“Kjo tragjedi që ka marrë me vete përgjithnjë shpirtrat e të dashurve tanë, ka lënë pas një mori hallesh e problemesh që po persekutojnë familjarët, sikur të mos mjaftonte rëndimi shpirtëror, moral e psikologjik i tyre. Vetëvrasja e Kujtim Osmanit është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vëmendjes së shtetit ndaj viktimave të tragjedisë. I flakur në tragjedi familjare, pas humbjes së vajzës së tij, ky baba fatkeq 43 vjeçar është përballur edhe me vështirësi të mëdha ekonomike, e me papunësi e probleme të tjera individuale e sociale, të cilat natyrisht që kanë marrë shkak në depresionin e shkaktuar pas shpërthimit. Askush nuk i është gjendur pranë Kujtim Osmanit në momentet e tij të errëta, asnjë shërbim social, asnjë ndihmë ekonomike, asnjë përkujdesje mjekësore, apo detyrime të tjera që shteti e institucionet duhet t’ia ofronin për të zbutur pasojat post-traumatike”, citohet në letër.
Familjaret kanë bërë përgjegjës shtetin për vetëhelimin e 46 vjecarit KujtimOsmani, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për numrin në rritje që tragjedia sipas tyre vijon të shkaktojë. Familjarët shprehen se tashmë janë jo me 26 por 28 viktima dhe se tragjedia e Gerdecit po kthehet në një kancer social.
Kjo ngjarje sipas tyre rrezikon të marrë të tjera jetë njerëzish për shkak të indiferencës dhe padrejtësisë se shtetit shqiptar, i cili ende nuk ka zbardhur të vërtetën e vdekjes së 26 personave.
Familjarët e viktimave të Gërdecit të cilët një ditë më parë deklaruan se kanë cuar në Gjykatën e Strasburgut gjithka po ndodh me hetimet për tragjedinë , kërkojnë që të përshpejtohet shqyrtimi dhe procedimi i cështjeve ligjore që kanë të bëjnë sipas tyre në padrejtësitë që i janë kryer viktimave të Gerdecit.
(m.a/News24/BalkanWeb)