E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: 2 vajza në gjendje kritike, të tjerat më mirë

Ministri i Shëndetësisë, Vasili

TIRANË- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, pas një vizite të bërë në Spitalin Ushtarak ku mbahen nën mjekim 14 vajza, ka deklaruar se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas Vasilit, kur thuhet gjendje e rëndë ka të bëjë padyshim me rrezik për jetën, ndonëse ai ka garantuar se parametrat e tyre janë mbajtur në mënyrë të qëndrueshme nga stafi që po kujdeset.

Ka ecuri pozitive, por vazhdon të mbetet serioze gjendja e 2 vajzave, traumat e të cilave kanë qenë të gjera, edhe në këtë rast parametrat e tyre janë mbajtur në mënyrë të qëndrueshme nga stafi që ka bërë një punë profesionale- tha Vasili.

Sipas tij, edhe rastet e Vlorës janë në gjendje të qetë dhe rezultatet post operatore kanë qenë shumë të mira.

Pyetur nëse është vlerësuar transporti i tyre në spitale më të specializuara jashtë vendit, Vasili ka deklaruar se në kushtet aktuale, kjo është e pamundur. Transporti i tyre është i pamundur se mbahen në jetë me aparatura, ato do të vlerësohen hap pas hapi nga stafi mjekësor. Nuk do të bëhet asnjë hap i nxituar që do të rëndonte situatën- tha Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›