E Diel, 1 Nëntor 2026

Rektori: Homazhe në Universitet. Shoqëria, serioze

ELBASAN-Universiteti i Elbasanit do të zhvillojë një ceremoni zyrtare homazhesh për viktimat e tragjedisë së Himarës në orën 15.30.

Kështu ka njoftuar gjatë një deklarate për mediat, Rektori i Universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, Liman Varoshi duke folur për tragjedinë që mori 13 jetë dhe la të plagosur 26 të tjera.

Sipas tij, është bëtë gati një stendë me fotot dhe emrat e viktimave për ti bërë nderimet e fundit. Ai ka deklaruar se shoqëria e udhëtimit me të cilën kishte kontratë universiteti për ekspedita dhe të tilla udhëtime ka qenë më seriozja.

Madje, sipas rektorit u është dhënë garanci se autobusët që përdoreshin kanë qenë të kolauduar. Sipas tij me këtë shoqëri janë bërë edhe udhëtime jashtë vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›