Presidenti Topi dekreton disa ligje
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi të hënën disa ligje të rëndësishme të miratuara së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.
Sipas publikimit zyrtar nga Presidenca, Kreu i shtetit dekretoi shpalljen e ligjit "Për të drejtën ndërkombëtare private", si dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve si, ajo ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Federatës Ruse për përmbushjen e detyrimeve financiare të Republikës së Shqipërisë kundrejt Federatës Ruse për balancat e llogarive të korporatës shtetërore “Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarisë Ekonomike me Jashtë (Vneshekonombank)” te Banka e Shtetit Shqiptar, ratifikimi i protokollit të tretë shtesë të Konventës Europiane “Për ekstradimin”, ratifikimi i dy konventave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve etj.
(d.b/BalkanWeb)