E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora sërish problem me turizmin

22/07/2009  Pushuesit ankohen për kushtet e krijuara

Pushues të ndryshëm të ardhur nga Kosova, Maqedonia apo shtete të tjera shprehen se vendin e parë për sa i përket problematikës së turizmit ditët e fundit e ka zënë energjia elektrike, pas saj uji i pijshëm. Sipas pushuesve, ditët e fundit është parë një mungesë e theksuar e energjisë elektrike ku në disa raste ka munguar edhe në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa ditët e fundit ka pasur shkëputje të herë pas hershme. Një fakt i tillë është bërë shkak që të nisë largimi i shumë pushuesve. Ndërsa vetë pronarët e restoranteve apo dhe të bizneseve të tjera kanë shprehur shqetësimin duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. Ndërsa pushuesit shqiptarë të Maqedonisë apo dhe të Kosovës shprehen se nëse nuk përmirësohen këto probleme, të cilat janë jetike, demi i turizmit mund të jetë i madh. Të shtunën e kaluar qyteti i Vlorës u përfshi nga terri për shumë orë duke dëmtuar rëndë turizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›