Fluksi i emigrantëve për festat, policia kufitare merr masa

Policia kufitare në një deklaratë për shtyp ka theksuar se për festat e fundvitit janë marrë masa me qëllim menaxhimin sa më të mire të fluksit të emigrantëve në pikat e kalimit kufitar. Sipas kësaj policie gjithashtu do të rriten standartet dhe do të lehtësohen procedurat e përpunimit të dokumentacioneve të të personave dhe automjeteve
"Në ato Pika Kontroll Kalimi Kufitar ku fluksi i qarkullimit të shtetasve dhe të mjeteve është më i lartë, është bërë i mundur shtimi i personelit me anë të komandimeve të personelit shtesë" thuhet më tej në deklaratë.
Gjithashtu policia kufitare thekson se në të gjitha pikat e kontrolli të kalimit kufitar për përballimin e fluksit të lëvizjes po punohet me kapacitet të plotë.