Nis Festivali i 48-të i Këngës në RTSH
Ka nisur sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve nata e parë e Festivalit të 48- të Këngës në RTSH. Ky festival do të vazhdojë ëpr katër netë me radhë ku do të ndahet nata e të rinjve, nata e VIP-ave, nata e dueteve dhe nata e çmimeve të mëdha.
Prezantues të këtij aktiviteti të rëndësishëm të këngës së lehtë shqiptare do të jenë Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, për herë të parë të dy bashkë në një spektakël muzikor.
Nw festivalin e sivjetshwm konkurohet me kompozitorw tw njohur si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro çako, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, si dhe me autorët e teksteve si Agim Doçi, Jorgo Papingji, Pirro çako dhe Pandi Laço.
Ndwrkohw ashtu si çdo vit kwnga fituese e e Festivalit të 48- të Këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian.