Vasili: Kjo KQZ duhet te shkrihet
"LSI vlereson se nje KQZ e tille, e cila bekoi zgjedhjet e turpshme te Dushkut te 3 korrikut 2005 qe prodhuan katrahuren kushtetuese te 21 prillit, si dhe qe guxoi nepermjet 8 inkuizitoreve anetare te saj t'i kundervihej vullnetit te qindra mijera shqiptareve, perben nje rrezik kryesor per zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi". Keshtu u shpreh dje sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, gjate nje komunikimi me mediat. Duke mos kursyer akuzat ndaj ketij institucioni, Vasili nenvizoi se "KQZ me date 5 qershor mori nje vendim te paprecedent ne historine e pluralizmit shqiptar, duke u perpjekur te pengonte referendumin e pergjithshem per ndryshimin e Kushtetutes. Ky vendim e ve kete institucion ne nje pozicion edhe me negativ sesa institucionet e periudhes 1992- 97, kur me gjithe represionin e pashembullt te Berishes ne ate kohe, se paku popullit iu dha e drejta per t'u shprehur per Kushtetuten". Per kete arsye, sipas tij, KQZ duhet te pushoje se funksionuari ne formen, perberjen dhe mungesen e pozicionimit te saj ligjor ne menyre qe ajo te mos vazhdoje te demtoje me tej demokracine ne Shqiperi. Njekohesisht, LSI mbeshtet qendrimin e bere publik nga Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes lidhur me organizimin e referendumit.